Tërhiqet Ilire Zajmi, Adi Krasta fiton garën për zv/drejtor të RTK’së

Autori: Gazeta inFokus
18:46 | 06 January 2023
Konkursi për pozitën e zëdhënës-drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës i mbajtur me 22 nëntor 2022, shkoi në rivlerësim pas vendimit të Komisionit për Ankesa. Sot u vendos se kush do të udhëheqë me këtë pozitë.
Gazeta Insajderi ka mësuar se gazetari nga Shqipëria, Adi Krasta ka fituar garën për këtë pozitë pas rivlerësimit.
Kandidatja tjetër për këtë pozitë, Ilire Zajmi në një prononcim për Gazetën Insajderi ka konfirmuar se ka fituar mbi 80 pikë.
“Kam dal e para në intervistën e mbajtur me 19 dhjetor, dhe jam vlerësuar me më se shumti pikë 82. 60”, tha shkurt ajo për Insajderin.
Kandidat të tjerë në garën për zëdhënës drejtor gjeneral ishin edhe Rilind Gërvalla dhe Naser Thaqi.
Insajderi ka provuar të kontaktojë me menaxherin e RTK’së, Shkumbin Ahmetxhekaj, por i njejti nuk ka kthyer përgjigje.
Ndërkohë Gazeta merr vesh që komisioni i ankesave e ka kthyer çështjen në rivlerësim pasi njëri nga kandidatët është ankuar.
Kujtojmë se, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Radio Televizionit të Kosovës, Fadil Hoxha, kishte deklaruar se ka informacione se gazetari nga Shqipëria, Adi Krasta, mund të jetë drejtor i ardhshëm i televizionit publik në Kosovë.
Por, sipas tij ligji e thotë që për të qenë pjesë e menaxhmentit duhet Krasta të ketë nënshtetësi të Kosovës.
“Ligji i RTK-së e ka kusht që për të qenë menaxhment i televizionit duhet të ketë nënshtetësi të Kosovës. E kjo që e publikoi Krasta, pikërisht në kohën e konkursit mbetet për me u pa. Nuk e di saktësisht”, kishte thënë Hoxha në një intervistë në Periskop.
Ndryshe ditë më parë, gazetari Krasta, përmes një postimi në Facebook, kishte konfirmuar se ka marrë nënshtetësinë kosovare.

Të tjera
-
Kuvendi vazhdon punimet në orën 20:00
Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë punimet sonte në orën 20:00. Kështu tha n...
-
Bahtiri pas alarmit për bombë: Në mbrëmje do të jetë seanca
Deputeti i betuar, Agim Bahtiri ka folur pas kërcënimit për bombë në Kuvendin...
-
Kuvendi jep detaje për alarmin për bombë brenda objektit
Policia e Kosovës u ka kërkuar deputetëve që ta lirojnë objektin e Kuvendit t...
-
Policia jep detaje për alarmin me bo*mbë në Kuvend: Kërcënimi erdhi përmes mesazhit
Paraditen e së shtunës, Kuvendi i Kosovës u kërcënua përmes një mesazhi se në...
-
Abdixhiku për alarmin në Kuvend: S’mu duk diçka serioze
Pasi Kuvendi i Kosovës u njoftua për një kërcënim me telefon, pak para nisjes...
-
Njësia e Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës arrijnë afër Kuvendit e Qeverisë
Pjesëtarë të Njësisë së Reagimit të Shpejt të Policisë së Kosovës kanë arritu...
-
Evakuimi i deputetëve, Duda Balje: S’besoj që ka me ndodhë diçka, mundet me qenë ‘fake’
Deputetja Duda Balje është deklaruar pas urdhrit për evakuim të deputetëve ng...
-
Kadrijaj: E pakuptimtë situata, s’ka njeri normal që e sulmon Kuvendin
Deputetja e betuar e AAK-së, Time Kadrijaj, e ka quajtur të pakuptimtë situat...
-
Konjufca: Kërcënimi ka qenë i qartë
Deputeti i betuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur rreth kër...
-
“Dilni, dilni se ka diçka edhe dolëm”, Ganimete Musliu kritikon gjendjen e sigurisë në Kuvend
Deputetëve të Kuvendit iu është kërkuar ta lëshojnë sallën e Kuvendit për shk...
-
Kurti s’flet për “evakuimin” e deputetëve nga Kuvendi
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk ka komentuar para gazetarëve situatën...
-
Abelard Tahiri thotë se Policia u ka kërkuar ta lirojnë ndërtesën e Kuvendit për shkak se ka një kërcënim
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Policia e Kosovës u ka kërkuar...