Lajme

Tërhiqet Gruevski, VMRO kalon në opozitë?

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 05 May 2017

Mediat maqedonase citojnë burime të larta partiake të pohojnë se VMRO-DPMNE do të shkojë në opozitë.

Sipas tyre, transmeton TCH,në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, lideri i kësaj force politike, Nikolla Gruevski u ka dhënë anëtarëve të tjerë lajmin se do të shkohet në opozitë e i ka kërkuar atyre që mbajnë poste shtetërore të mos krijojnë probleme, por të lënë vulat e institucioneve.

Njoftimi nuk është konfirmuar zyrtarisht. Të njëjtat burime pretendojnë se në mesin e mundësive të diskutuara ka qenë edhe lidershipi i partisë, por janë përgënjeshtruar zërat për një largim të Gruevskit nga drejtimi i saj.

-Advertisement-

Një ditë më parë, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i la dhjetë ditë kohë presidentit Ivanov të mandatojë kryeministrin, para se këtë ta bëjë vetë Kuvendi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera