Auto&Tech

Tërhiqen nga tregu 300 mijë SUV-a të Audisë dhe Porsches

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 16 May 2017

Të kujtojmë, vitin e kaluar janë Volkswagen ka tërhequr nga tregu qindra mijëra modele të ndryshme ndërsa tani vjen lajmi edhe për tërheqjen e modeleve të reja.

Kështu, Audi për shkak të rrezikut të rrjedhjes së karburantit në SHBA do të tërheqë 240.487 vetura të shtrenjta siç janë Q5 dhe Q7, transmeton Koha.net. Ndërkaq, në anën tjetër, edhe Porsche do të tërheqë 51.497 vetura të modelit Macan për shkak të pompës kontrolluese të karburantit.

Gjithashtu, vitin e kaluar edhe Audi pati tërhequr 143.214 vetura të modelit Q5 dhe Q7 për shkak të të njëjtit problem sikurse tani, por këto vetura janë me vitin prodhues më të vjetër.

-Advertisement-

Kjo nënkupton se tani të gjitha modelet Q5 në Amerikë me vitin prodhues 2009-2017 janë tërhequr nga tregu, ashtu edhe Q7 i vitit 2007-2015.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera