Lajme

Tërheqja e Jablanoviqit, KQZ-ja thotë se tashmë janë shtypur fletëvotimet për zgjedhjet e 23 prillit në veri

Autori: Gazeta inFokus 20:18 | 20 April 2023

Partia e Serbëve të Kosovës e Aleksandar Jablanoviq konfirmoi për tërheqjen nga gara zgjedhore e së dielës.

Mirëpo për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve këtë veprim ky subjekt duhej ta kishte marrë me kohë dhe deri më tani zyrtarisht nuk kanë pranuar asnjë njoftim nga asnjë subjekt për tërheqje.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, deklaroi se periudha për tërheqje nga gara zgjedhore është mbyllur me kohë.

-Advertisement-

Ai konfirmoi se sot (e enjte) janë shtypur edhe fletëvotimet dhe emri i Jablanoviqit si kandidat për kryetar të Leposaviqit dhe kandidatëve për këshilltarë komunalë nga Partia e Serbëve të Kosovës, do të jenë mes alternativave për votuesit së dielës.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e së dielës, më 23 prill. Po ashtu, më 27 mars 2023 ka përfunduar edhe afati për tërheqjen e subjekteve politike nga gara zgjedhore. Pasi janë përmbyllur të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me subjektet politike dhe kandidatët pjesëmarrës në zgjedhje, KQZ-ja ka miratuar dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimeve. Së fundmi, procesi i shtypjes së tyre ka përfunduar gjatë ditës së sotme, e enjte”, deklaroi Elezi për KP.

Në garë për kreun e komunës së Leposaviqit janë Albulena Hetemi Behluli nga Partia Demokratike e Kosovës si dhe Lulëzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje. Këto dy parti kanë edhe kandidatët e tyre për këshilltarë komunalë.

Në Leposaviq të drejtë vote kanë rreth 14 mijë qytetarë.

Partia e Serbëve të Kosovës tërhiqet nga pjesëmarrja në zgjedhje

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera