Lajme

Teoria e Vuçiqit: Me sanksionet ndaj Kosovës, që nuk janë aq serioze, po i bëhet presion Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 26 November 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq ka dalë me një teori tjetër.

Ai ka thënë se me sanksionet ndaj Kosovës po i bëhet presion Serbisë.

“Prandaj i vunë shqiptarët nën sanksione, të cilat nuk janë aq serioze, dhe me këtë në fakt po shantazhojnë Serbinë, sepse kemi diçka për të humbur”, tha ai.

-Advertisement-

Gjithashtu, ai tha se muaj dhe javë të vështira po vijnë dhe shton se qëllimi i komunitetit ndërkombëtar është që ta detyrojë Serbinë, që në një mënyrë apo tjetër, ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera