Lajme

Tentuan të fusnin në Kosovë nëntë kuaj dhe një gomar nga Maqedonia e Veriut – policia ndalon tre persona

Autori: Gazeta inFokus 22:27 | 25 April 2023

Policia e Kosovës sot rreth orës 14:30 ka identifikuar disa persona të dyshuar duke i sjellë në këmbë disa kuaj nga fshati Tanush Republika e Maqedonisë veriore, përmes rrugëve ilegale.

“Dy personat dhe përcjellësi i tretë (të dyshuarit) meshkuj kosovar nga komuna e Vitisë, pas tentimit për t’iu shmangur patrullave policore kanë devijuar rrugën Mjak-Binqë duke vazhduar rrugëve malore që lidhen me fshatin Kabash-Viti, por është arrit të ndalohen nga Policia duke i kontrabanduar nëntë (9) kuaj dhe një (1) gomar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, Dogana e Kosovës  dhe AUV-i”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit kafshët sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor për procedim të mëtejmë të rastit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera