Lajme

Tenton të mbysë gruan me litar, arrestohet 56-vjeçari

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 05 July 2017

Një 56-vjeçar është arrestuar nga blutë e Lushnjes pasi ka tentuar të mbysë me litarë bashkëshorten e tij.Burime policore bëjnë të ditur se Feçor Biçaku, 56 vjeç nga Lushnja në shtëpinë e tij, ka tentuar të mbysë me litar F. Biçaku, 52 vjeçe, gruan e tij.

Ka qënë kunata e çiftit ajo që ka njoftuar policinë, e cila fatmirësisht ka reaguar në kohë. Aktualisht 52-vjeçarja ndodhet e shtruar në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.

Dyshohet se shkak për ngjarjen është xhelozia e bashkëshortit, mbi të cilin tashmë rëndon akuza e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare, mbetur në tentativë. / Top Channel

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera