Tentoi t’i ikë Policisë, antidroga arreston një person në Fushë Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 21:47 | 03 July 2023
Policia e Kosovës, konkretisht Njësia e antidrogës në Prishtinë, pas një pune mjaft profesionale në teren dhe mbledhjes së informatave se i dyshuari me iniciale (G.A.) merret me trafikimin e narkotikeve kanë realizuar një plan taktik, ku sot me datën 03.07.2023, në qytetin e Fushë Kosovës kanë arrit të ndalojnë një automjet me targa vendore në të cilin gjendeshin tre persona, njëri nga ta i dyshuar për posedim droge.
Në momentin e ndaljes nga Policia, i dyshuari i lartcekur me iniciale (G.A.) ka tentuar të ik nga automjeti i cili me vete kishte një çantë në kraharor.
Policia ka parandaluar ikjen e tij dhe gjatë kontrollit fillestar në gjepat e pantallonave i ka gjetur: (11) qese me narkotik të dyshuar të llojit Mariuhanë me peshë (10) gramë, një peshore digjitale si dhe (545) euro. Ndërsa, gjatë kontrollit të çantës së kraharorit i janë gjetur: një qese me narkotik të llojit Mariuhanë me peshë (535) gramë, (8) qese me narkotik të llojit Kokainë me peshë (3) gramë, një grinder (mulli) për bluarje të narkotikeve, si dhe një qese e madhe me rreth (1000) paketime të vogla të cilat shërbejnë për ndarje të narkotikeve
Në vazhdim të operacionit në konsultim me prokurorin kujdestar është bastisur edhe banesa e të dyshuarit në qytetin e Fushë Kosovës, por që nuk ka rezultuar me gjetjen e ndonjë sendi të dyshimtë.
Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori Kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë dhe me urdhër të tij i dyshuari i lartcekur (G.A.), tani më i arrestuar dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.
Policia e Kosovës do të ndërmerr masa dhe veprime rigoroze ligjore ndaj të gjithë atyre personave të përfshirë në vepra penale, në veçanti zero tolerancë do të aplikohet ndaj personave që merren me abuzimin dhe trafikimin e substancave narkotike.
Të tjera
-
Dyshohet për kạnosje, Inspektorati rekomandon suspendimin e një zyrtareje policore
Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se hetuesit e institucionit i...
-
FSK realizon garën tradicionale “Ujku Garues 2024”
Në kazermën “Ushtarët e NATO-s” në Istog, sot është përmbyllur gara tradicion...
-
Sulmi i Banjskës, ky është hoteli që u bë burim informatash për Kosovën dhe hetimin
Një kompleks turistik në fshatin Banjskë, ku veç tjerash mysafirët shkonin pë...
-
Deklaratat se do të kalojnë 50%, Balje me mesazh për Kurtin: “Kanihere pazari që e bën brenda në shtëpi nuk të del ashtu edhe jashtë shtëpisë”
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka komentuar deklaratat publike t...
-
Presidenca ndan momente nga ceremonia në Gjermani ku Osmani përshkruhet si “pasuese e Rugovizmit”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shpërblyer në Gjermani me çmimin M...
-
Reagon asamblisti i LDK-së pas përplasjes me Bulliqin: Po përdoren mekanizmat e shtetit për të arrestuar njerëz
Asamblisti i LDK-së në Podujevë, Ekrem Rrahmani, ka reaguar pas përplasjes së...
-
Pak para adresimit të Vuçiqit, Kurti del me reagim: Në koordinim me Rusinë po përgatit kërcënime të reja, nuk trembemi
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në ko...
-
“Përgatitemi për çdo gjë”, e konfirmon Vuçeviq, Serbia pranë rikthimit të shërbimit ushtarak me detyrim
Kryeministri serb Millosh Vuçeviç ka konfirmuar zërat e muajve të fundit, që ...
-
PDK mban mbledhjen e Kryesisë: Kosova ka nevojë për një kryeministër si Bedri Hamza me 9 shkurt
Partia Demokratike të Kosovës (PDK) ka mbajtur sot mbledhjen e radhës të Krye...
-
“Serbia refuzoi takimin trepalësh”, Bislimi i bën thirrje Lajçakut t’i demantojë mediat serbe
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se Kosova ka pranuar ...
-
Si i fitoi miliona euro tenderë ndër vite Milan Radojiçiq nga institucionet e Kosovës?
Aktakuza e ngritur të mërkurën për rastin e Banjskës, duket se do t’i hap rrr...
-
Osmani takon ambasadorin Guerot, flasin për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Fra...