Lajme

Tentoi të peshkonte me gjenerator në lumin Drin, vdes adoleshenti pasi e zë korenti

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 27 September 2017

Një 16-vjeçar nga Dibra që kishte shkuar për të peshkuar me gjenerator elektrik në lumin Drin ka humbur jetën pasi aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Policia e Dibrës e ka klasifikuar ngjarjen si aksidentale dhe ka arrestuar personin që e shoqëronte gjatë peshkimit, Leonard Begu, 35 vjeç, pasi ky shtetas dyshohet se ka qenë sëbashku me shtetasin L.Ç, duke peshkuar në mënyrë të paligjshme. Pas aksidentit ai dyshohet se ka fshehur disa sende të cilat janë gjetur nga policia.

Njoftimi
Në vijim të informacionit paraprak ku bën fjalë për një shtetas i cili humbi jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, ju informojmë se :

-Advertisement-

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, janë kryer veprimet proceduriale dhe janë referuar materialet në Prokurorinë Dibër si “Ngjarje Aksidentale”, pasi rreth orës 15.40, datë 26.09.2017, jemi njoftuar nga urgjenca e spitalit të Peshkopisë se është sjellë nga familjarët pa shenja jete një shtetas i cili dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë së Dibrës, ku kanë konstatuar se shtetasi L.Ç, 16 vjeç, banues në fshatin Vakuf, Dibër, duke gjuajtur peshk me gjenerator elektrik, në lumin Drin në afërsi të fshatit Fushë-Alije, është vetëaksidentuar duke rënë në kontakt me rrymën elektrike ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Gjithashtu në lidhje me këtë ngjarje është bërë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Peshkim i paligjshëm”, parashikuar nga nenet 301, 204, të Kodit Penal, i shtetasit :

Leonard Begu, 35 vjeç, banues në Peshkopi, pasi ky shtetas dyshohet se ka qenë sëbashku me shtetasin L.Ç, duke peshkuar në mënyrë të paligjshme, dhe pasi ka ndodhur ngjarja ka fshehur disa sende të cilat janë gjetur nga policia në automjetin e tij, automjeti i cili është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Nga ana jonë janë kryer veprimet e para proceduriale dhe materialet i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera