Tentoi ta kapë për fyti policen, e akuzuara nuk paraqitet në seancë
Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 09 November 2021
Për shkak se e akuzuara XH.D mungoi pa arsye, ka dështuar të nis gjykimi në rastin ku ajo po akuzohet se në gusht të 2017-ës sulmoi policen Ajfer Gjigolli- Bllanca brenda stacionit policor.
Lidhur me mungesën e të akuzuarës gjykatësi Adnan Kamberi tha se gjykata më 28 shtator 2021 kishte lëshuar urdhëresë për verifikim adrese dhe nga stacioni policor Qendra ishte njoftuar se ishte bërë verifikimi në databazën e Policisë së Kosovës (PK), raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas gjykatësit Kamberi, policia ka njoftuar se e pandehura është kontaktuar përmes telefonit dhe ishte informuar për seancën e sotme, e njëjta, sipas policisë kishte deklaruar se do të paraqitet personalisht në gjykatë.
Mirëpo, gjykatësi Kamberi tha se deri në kohën e mbajtjes së kësaj seance, e akuzuara nuk është paraqitur në gjykatë.
Lidhur me sigurimin e prezencës së të akuzuarës në seancat radhës, gjykatësi tha se gjykata do të marrë të gjitha veprimet procedurale sipas dispozitave ligjore.
Në mungesë të kushteve ligjore për mbajtjen e shqyrtimit fillestar, seanca e sotme është shtyrë, kurse e radhës u caktua më 6 dhjetor të këtij viti.
Ndërsa, të pranishëm në këtë seancë ishin prokurori Besnik Jakupi dhe e dëmtuara Ajfer Gjigolli-Bllanca.
Sipas aktakuzës së ngritur më 26 shkurt 2018, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, XH.D po akuzohet se më 18 gusht 2017 në rrugën “Luan Haradinaj”, në stacionin policor Qendra, derisa e dëmtuara ishte ndaluar sipas urdhëresës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë- Departamenti për të mitur, e njëjta e ka sulmuar rreshteren, tani të dëmtuarën Ajfer Xhigolli- Bllanca.
Aktakuza thotë se, gjatë komunikimit në mes të akuzuarën dhe të dëmtuarës Gjigolli-Bllanca e cila ishte në kryerje të detyrës zyrtare, e akuzuara fillon të bërtas dhe ta ofendojë e pastaj papritmas ngritet nga karrigia dhe tenton ta kapë për fyti me të dy duart të dëmtuarën.
Tutje, aktakuza thotë se me këtë, e pandehura i shkakton lëndime të lehta trupore, disa gërvishtje me thonj në anën e majtë të qafës.
Me këtë ajo po akuzohet se ka kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare” nga neni 410, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.
Të tjera
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...