Lajme

Tentoi ta kalojë kufirin me Kosovën në këmbë, arrestohet shtetasi i Maqedonisë

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 02 October 2022

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut, është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti kishte tentuar ta kalojë kufirin në këmbë.

Siç raporton policia, gjatë kontrollit të njëjtit i është gjetur një pistoletë me nëntë fishek.

Në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt, i dyshuari është liruar.

-Advertisement-

“Njësiti policor te ura e gurit ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar për shkak se në mënyrë ilegale këmbë nga territori i Maqedonisë së Veriut ka hyrë në territorin e Kosovës. Gjatë kontrollit në trup te i dyshuari njësiti policor ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me nëntë fishek. Në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt, i dyshuari është liruar”, njofton policia./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera