Lajme

Tentoi ta dhunojë një grua, arrestohet i dyshuari në Suharekë

Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 07 April 2023

Një person është arrestuar të enjten në Suharekë nën dyshimin se ka tentuar të dhunojë një grua, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera