Lajme

Tentim vrasje në Gjilan, arrestohet i dyshuari

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 25 February 2023

Një person ka pësuar lëndime trupore, pasi derisa ishte në një lokal në Gjilan është therur me thikë në shpinë nga një person, shkruan Gazeta Infokus

Sipas policisë viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

Derisa i dyshuari për rastin është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se derisa ishte duke qëndruar në një lokal papritmas  në mënyrë tinëzare është goditur me thikë në shpinë nga i dyshuari  kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Rasti është inicuar si “Vrasje në tentativë”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera