Lajme

Tentim vrasje në Ferizaj

Autori: Elvira Haxhiu 10:07 | 09 June 2023

Një person të enjten ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga një person në Ferizaj, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Gjithashtu raportohet se viktima ka pranuar tretman mjekësor pas gërvishtjeve të pësuara.

-Advertisement-

Ndërkaq, në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe konfiskuar një fishek dhe një gëzhojë.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar, e ka sulmuar fizikisht dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Viktima ka pësuar disa gërvishtje, për të cilat ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes, njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar një fishek dhe një gëzhojë. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Derisa rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera