Tentativa e vrạsjes e policit në Pejë, sindikata e policisë del me reagim
Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 18 December 2024
Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar lidhur me atentatin që ndodhi të martën mbrëma ndaj një zyrtari policor në Pejë.
Sindikata ka shprehur shqetësimin e thellë për këtë incident të rëndë ku një veturë me targa vendore ka tentuar ta godasë një zyrtar policor në detyrë.
“Zyrtari policor, për fat të mirë, ka arritur t’i shmanget goditjes nga kjo veturë, ndërkohë që i dyshuari, gjatë lëvizjes, ka shtënë me armë zjarri nga dritarja e automjetit. Falë reagimit të shpejtë dhe profesional të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar dhe aktualisht po përballet me procedurat ligjore”, thuhet në reagim.
Sindikata e Policisë së Kosovës ka shtuar se ky akt kriminal dhe i papranueshëm nuk përbën vetëm një sulm ndaj zyrtarit policor, por një sulm të drejtpërdrejtë ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, rendit dhe sigurisë publike.
“Sindikata i bën thirrje organeve të drejtësisë që të veprojnë me vendosmëri, duke siguruar që autori i këtij akti të përballet me dënimin maksimal që parashikon ligji. Sulmet ndaj zyrtarëve policorë nuk duhet të tolerohen dhe duhet të trajtohen me prioritet për të dërguar një mesazh të qartë se ligji dhe rendi janë të pacenueshëm”, thuhet tutje në reagim.
Sindikata thekson se zyrtarët policorë janë shtylla e sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjes së institucioneve të shtetit.
“Policia e Kosovës është në shërbim të qytetarëve dhe Republikës së Kosovës, dhe çdo akt dhune ndaj saj duhet të dënohet fuqishëm nga të gjithë. Sindikata qëndron e palëkundur në përkrahje të çdo anëtari të Policisë së Kosovës dhe do të vazhdojë të kërkojë drejtësi dhe siguri maksimale për zyrtarët tanë”, thuhet në fund të reagimit
Të tjera
-
KQZ fillon certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për zgjedhje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar me certifikimin e subjekteve ...
-
Presidentja e Sllovenisë arrin në Kosovë
Presidentja e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, sot ka arritur në...
-
Sektorët me pagat më të ulëta në Zvicër
Sindikatat kanë bërë një bilanc të negociatave të pagave 2025 në Bernë. Në di...
-
Haxhi Shala dakordohet që të dënohet me tri vjet burgim
Haxhi Shala të hënën në Hagë e ka ndryshuar deklarimin rreth fajësisë. Tani a...
-
Deklarohet fajtor Haxhi Shala
Haxhi Shala është deklaruar fajtor për marrëveshjen që ka punuar lidhur me pr...
-
Dardan Kadaj: Një Emër Premtues në Fushën e Energjisë
Dardan Kadaj, një i ri nga Kosova, po bën emër në një nga fushat më deficitar...
-
ANALIZA/ Donald Trump gati të rrëzojë kryeministrin e Kanadasë nga pushteti, kush e ka radhën në Europë?
Donald Trump po ndez kaos politik në Kanada duke intensifikuar një krizë që k...
-
AGK: Dënojmë gjuhën fyese të Nexhmedin Spahiut kundër komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është shprehur i indinjuar me “gjuhën fye...
-
Insekte në ushqimin e studentëve në mensë, deputetja Bytyqi publikon fotografi
Insekte dhe krimba janë gjetur në ushqimin që u servohet studentëve në Qendrë...
-
Shala: Kam komunikuar me avokatin për marrëveshjen e pranimit të fajësisë
Haxhi Shala ka thënë se ka rënë dakord me mbrojtjen e tij që të pranojë marrë...
-
Ky është bredhi festiv më i shtrenjti në botë, ka vlerë 5.3 milionë euro
Një pemë unike e Krishtlindjeve me vlerë të pabesueshme 5.3 milionë euro u ek...
-
Rahoveci ndalon fishekzjarret, shkelësit do të gjobiten me 100 euro
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka vendosur për ndalimin e për...