Lajme

Tensione në Shëngjin, policia: Nuk ka të plagosur në spital

Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 25 June 2017

Situatë e tensionuar në Shëngjin ku një person dyshohet se ka mbetur i plagosur. Ka qënë vetë LSI që ka bërë të ditur se Florian Dushku është goditur nga tre persona të armatosur.

LSI thotë se Dushku është qëlluar me qytën e pistoletës. Ndërkohë drejt Lezhës është nisur dhe presidenti i zgjedhur Ilir Meta.

Por ndërkohë informacionet paraprake të policisë së Lezhës thonë se ngjarja ka ndodhur në rrugën kryesore mes shkollën 9-vjeçare të Shëngjinit dhe një restoranti, ku ka pasur të shtëna me armë .

-Advertisement-

“Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku nga kqyrja e vendit të ngjarjes  është gjetur dhe  sekuestruar 1 gëzhojë.

Tek spitali nuk ka mbërritur asnjë person për ndihmë mjekësore.

Nga hetimet paraprake dyshohet se konflikti ka qenë i çastit midis shtetasit F.D. 27 vjeç, dhe personave të tjerë për të cilët po punohet për identifikimin e tyre.

Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , vazhdojnë hetimet për zbardhjen e motiveve dhe  rrethanave të ngjarjes. Proçesi i votimit vijon normalisht”, bën të ditur policia e Lezhës..

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera