Tensione në Kuvendin e Shqipërisë për Kosovën, deputeti i PD-së kërkon qëndrim – Nikolla: Komente të tepërta
Autori: Gazeta inFokus 12:03 | 15 June 2023
Ai tha se situata në veri të Kosovës ka agravuar, ku përmendi kidnapimin e tre policëve nga forcat speciale të Serbisë.
“Në seancën e kaluar kam kërkuar që Kuvendi i Shqipërisë të dalë me një qëndrim për sa i përket situatës në Kosovë, dhunës së ushtruar nga grupet paramilitare ndaj KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj”.
“Sot, situata ka agravuar më tej. Forcat speciale të Serbisë janë futur në Kosovë dhe kanë marrë tre policë peng. Kemi kryeministrin e Shqipërisë i cili sillet si kryetar i OKB-së dhe nuk vjen këtu të japë informacione se çfarë platforme iu ka dërguar francezëve, gjermanëve për vëllezërit tanë në Kosovë”, tha Dogjani, njofton Klankosova.tv.
Atij iu ndërpre fjala nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, e cila tha se diskutimi i Dogjanit nuk është në procedurë, teksa komentet e tij i cilësoi si të tepërta.
“Edhe kjo nuk është në procedurë, ju lutem, e bëtë kërkesën tuaj. Tash, këto janë komente tepërta”, tha Nikolla.
Pas ndaljes së fjalës, Dogjani shkoi tek foltorja e kuvendit, ku insistoi ta vazhdojë fjalën, e cila më pas iu dha.
Me tej, Dogjani kërkoi që të mblidhet Komisioni për Politikë të Jashtme të Shqipërisë, dhe në fund të seancës së kuvendit, Shqipëria të dalë me një qëndrim,
“Kërkoj të mblidhet Komisioni për Politikë të Jashtme. Në fund të kësaj seance të dalim me një qëndrim dhe të dënojmë sulmet e Serbisë ndaj policëve të Kosovës. Kuvendi i Shqipërisë s’ka dalë akoma me një qëndrim dhe në fund të kësaj seance duhet të dalim patjetër me një qëndrim”, tha Dogjani
Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Gjatë natës sonte në disa zona të Kosovës nganjëherë priten intervale të ...
-
Një i lënduar nga aksidenti tek Liqeni i Badocit, e përfshirë një veturë
Një person është lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në rrugën që kalona ...
-
Letra rrëqethëse e mërgimtarit i cili vendosi të kthehet në Kosovë
“Kosovë tanimë është koha të të kthejë gjithqka çfarë më ke dhënë, ti je toka...
-
Aksident tek Liqeni i Badovcit, dyshohet se ka rënë një veturë
Një aksident i rëndë dyshohet se ka ndodhur në rrugën përreth Liqenit të ...
-
Ankesa për tarifat, Termokos: Nuk ka ngritje të çmimit për ngrohje
Shqetësimet dhe pretendimet se çmimi i faturave për ngrohje nga Termokosi për...
-
“Patentë shoferi për 1000 Euro”, skandali i shitjes së tyre nga zyrtarët shtetërorë
Një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, me inicialet A.T., po dyshohet se...
-
Bedri Hamza uron Festën e Krishtlindjes: Shumë lumturi në këto Krishtlindje dhe gjithmonë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në pri...
-
Osmani uron Krishtlindjet: Të kujdesemi për ata që presin ndihmën tonë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Krishtlindjet. ...
-
Gjysmë orë është pritja për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë
Automjeteve që hyjnë në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar te Dheu i Bardh...
-
Krasniqi uron Krishtlindjet: Uroj që shtëpitë tuaja të mbushen me gëzim, zemrat me paqe dhe ëndrrat me shpresë e besim
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, uruar krishtlindje...
-
Rrëqeth Vlora Dumoshi me lot në sy tregon se çfarë tha babai i saj para se të ndërronte jetë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Vlora Dumoshi, ka rrëfyer si asnjë...
-
Falja e të burgosurve nga Presidentja, SHKK dërgon 94 kërkesa
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se deri më 13 dhjetor janë d...