“Tensione” e “kërkesa ekstreme”, çka planifikuan e çka vendosën naftëtarët pas vendimit të Qeverisë
Autori: Gazeta inFokus 17:14 | 10 February 2023
Shteti ka vendosur që sërish ta rikthejë kontrollin mbi çmimin e naftës. Sipas Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ky vendim vjen meqë janë evidentuar mospërshtatje të çmimeve vendore me lëvizjet e mëdha të çmimeve në tregun botëror. Naftëtarët janë mbledhur dje urgjentisht për të diskutuar për këtë vendim dhe situata duket se ka qenë shumë e tensionuar. Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve ka treguar se u propozua edhe mbyllja e pompave dhe protesta para objektit të Qeverisë. Në fund, kanë dalë me një vendim tjetër.
Çmimet e derivatave në vend do të caktohen sërish me “tavan”, që do të përcaktohet nga vendosë Ministria e Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë. Vendimin e ka marrë Ministrja Rozeta Hajdari, me arsyetimin se janë evidentuar mospërshtatje të çmimeve vendore me lëvizjet e mëdha të çmimeve në tregun botëror.
“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, nga monitorimi i rregullt i tregut të produkteve të naftës dhe bazuar në evidencën ditore të pranuar nga Dogana e Kosovës lidhur me çmimet e furnizimit/importit të produkteve të naftës si dhe raportin e Inspektoratit të Tregut lidhur me çmimet e shitjes me pakicë të produkteve të naftës, ka evidentuar mospërshtatje të çmimeve vendore me lëvizjet e mëdha të çmimeve në tregun botëror, çka përbën bazë/shkas për rregullimin e çmimeve dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse”, thuhet në vendim.
Sipas këtij vendimi, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy eurocentë për litër, kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është dymbëdhjetë eurocentë për litër.
“Llogaritja e marzhës tregtare maksimale e lejuar për shitje me shumicë dhe pakicë bëhet sipas nenit 4 paragrafi 1.1 dhe 1.2. të U/A Nr. 03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtrishme dhe Masat e Tjera Mbrojtëse”, ka njoftuar Ministria.
Në faqen e Ministrisë thuhet se vendimi është marrë nga ana e Ministres me qëllim mbrojtjen e konsumatorit, konkurrencës dhe për të mënjanuar çrregullimet në treg.
Vendimi nuk është publikuar ende në Gazetën Zyrtare, por që do të hyjë në fuqi një ditë pasi të publikohet dhe do të jetë në fuqi për 30 ditë.
Pas vendimit të Hajdarit, Shoqata e Naftëtarëve thirri dje mbledhje urgjente. Detaje nga diskutimet dhe situata e tensionuar që e shoqëroi këtë mbledhje, ka dhënë kreu i kësaj shoqate, Fadil Berjani.
Sipas tij, aty kishte “kërkesa ekstreme”. Thotë se naftëtarët propozuan që të mbyllen pikat e karburantit dhe të protestohet me autobota para Qeverisë, por që në fund u mor një vendim tjetër.
“Në Kuvendin e Shoqatës, situate ka qenë tepër e tensionuar se kishte kërkesa ekstreme. U kërkua që të mbyllen pikat e karburantit apo të protestohet me autobota para Qeverisë. Po, këto kërkesa nuk u aprovuan, por kërkesa e cila është aprovuar është që t’i drejtohemi Gjykatës. S’ka protestë, s’ka mbyllje të pikave të karburantit dhe s’ka bllokadë para Qeverisë me autobota”, tha Berjani.
Pakënaqësitë për këtë vendim, Berjani thotë se ia ka shprehur edhe Ministres Hajdari.
“Në takim me Ministren Rozeta Hajdari, kërkova arsye pse është lëshuar ky vendim. Preteksti i këtij vendimi është se ka disa kompani që kanë abuzuar me çmime. Unë kërkova, se Kosova është treg i lirë dhe i hapur sipas Kushtetutës, Neni 10, se në qoftë se ka ndonjë kompani që abuzon me çmime, duhet të merret Agjencioni i Konkurrencës apo hetuesia dhe organet kompetente, e jo të pësojnë 650 pika karburanti”, ka deklaruar Berjani për Express.
Ndryshe, praktika për caktimin e tavanit të çmimeve ishte aplikuar fillimisht në fund të muajit qershor të vitit të kaluar, pasi çmimi i naftës kishte arritur në gati 2 euro.
Për çdo ditë, përgjatë një muaji, Ministria dilte me vendim ku përcaktonte çmimin maksimal për shitjen e derivateve.
Të tjera
-
Këta janë 3 zyrtarë policor që mbetën të lënduar në aksidentin në Çubrel
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën magjistrale Mi...
-
Edhe pesë të lënduar nga aksidenti në Çubrel, katër prej tyre zyrtarë policorë
Në aksidentin në fshatin Çubrel të Skenderajt, vdiqën sonte tre persona civil...
-
Bedri Hamza nga Shala e Lipjanit: Fryma e fitores është përhapur anekënd Kosovës
Bedri Hamza pas tubimit masiv me veteranët e UÇK-së, ka takuar edhe banorët e...
-
Aksident në magjistralen Mitrovicë-Pejë, shkon në 3 numri i viktimave
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës në rrugën magjistrale Mitrovicë –...
-
Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë-Pejë, vdes një person e lëndohen disa të tjerë
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjaë ditës në rrugën magjistrale Mitrovicë – ...
-
Memli Krasniqi: Me PDK’në në qeverisje dhe Bedri Hamzën kryeministër respekti dhe dinjiteti për veteranët gjithmonë prioritet
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se me qindra veteranë të UÇK-së, inval...
-
Gjeneral Rrahman Rama: Takim emocionues me shokët e luftës dhe familjet e dëshmorëve
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, ish-komandanti i UÇK-...
-
Krahas liderëve botërorë, Osmani në ceremoninë përkujtimore të çlirimit të Aushvicit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Poloni për të marrë p...
-
Tubim madhështor në Pejë, Haradinaj: Po shtohemi përditë e më shumë!
Kandidati për kryeministër i AAK-së me partnerë të koalicionit, Ramush Haradi...
-
Bedri Hamza pas takimit me veteranët: UÇK, Kosova mundet ma mirë për ty
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar sot mbi 1 mijë ve...
-
Gashi e Bekteshi në takim me rininë e Obiliqit: Jeni forca dhe e ardhmja e këtij vendi, me ju sjellim ndryshimin
Kandidatët për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Xhafer Gashi me numë...
-
Ganimete Musliu pas takimit me veteranët: Faleminderit UÇK
Kandidatja për deputetete e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu k...