Tension në Madrid, dëmtimi i Vinicius më i rëndë nga sa parashikohej
Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 28 August 2023
Problemet fizike nuk po kanë fund në radhët e Real Madrid. Pas dëmtimeve të Guler, Militao e Courtois, tashmë radha është e Vinicius Junior. Braziliani ndjeu një shqetësim muskulor në këmbën e djathtë në transfertën e Real Madrid në Balaidos ndaj Celta Vigos. Sulmuesi u zëvendësua në minutën e 18-të për të mos rrezikuar.
Ndjesitë e para ishin se bëhej fjalë për një dëmtim të lehtë dhe kalimtar, mirëpo dy ditët e fundit kanë treguar se dëmtimi është më serioz nga sa parashikohej. Këto dy ditë e enjtura në këmbën e Vinicius nuk është larguar dhe dhimbja nuk është zbutur. Ndaj, këtë të hënë, Vinicius do t’i nënshtrohet rezonancës magnetike e cila është e vetmja mënyrë për t’i dhënë përgjigje dilemave të Real Madrid dhe vetë lojtarit.
Me zhvillimet e reja duket se zgjatet edhe koha e rikthimit në fushë për Vinicius. Tashmë e sigurt është se lojtari do të humbasë ndeshjen e radhës të Real Madrid me Getafen, do të humbasë gjithashtu edhe grumbullimin me Brazilin dhe do të jetë jashtë edhe për ndeshjet me Real Sociedad dhe sfidën e parë në fazën e grupeve të Champions League.
Mbetet në dyshim prezenca e Vinicius edhe për derbin me Atletico Madrid të datës 23/24 shtator apo edhe për ndeshjen e radhës në fundin e shtatorit ndaj Las Palmas. Një situatë e cila mund të detyrojë Realin edhe të rikthehet në merkato, pavarësisht se trajneri Carlo Ancelotti e konsideroi të mbyllur.
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...