Sport

Tenisti kërkon largimin e një spektatori që del të jetë babai i kundërshtarit

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 27 March 2018

Një situatë e rrallë u përjetua në turneun Masters të Miamit, në ndeshjen Verdasco-Kokkinakis.

Australiani u ankua për sjelljen e spanjollit gjatë shërbimit, por Verdasco e mori shumë shpejt fjalën duke iu drejtuar gjyqtarit me ankesat e tij.

“Është njëri që bërtet kur unë shërbej. Duhet të ndërhysh. Nxirre jashtë sepse është e papranueshme ajo që bën”, tha Verdasco.

-Advertisement-

Kjo i dogji shumë Kokkinakisit, i cili i bëri të qartë se ai “njëri” të cilit po i referohej spanjolli, ishte babai i tij.

“Jo, jo, nuk është babai yt ai. E kam fjalën për atë burrin me kapele”, tha Verdasco i nxehur, shkruan tch.

“Po, pra, ai është babi im”, u përgjigj Kokkinakis.

“Më fal, nuk e dija. Por, po më bërtet në shërbim”, e mbylli diskutimi spanjolli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera