Tenderi prej 200 mijë eurosh i “dedikohet” vetëm një operatori
Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 07 June 2017
Në një tender prej 200 mijë eurosh, Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka vendosur të blej vetëm prej një operatori pajisje radiologjike, laboratorike, stomatologjike dhe pajisje nga fusha e internos. Kompanitë kanë deponuar kërkesa për ndarjen në llote të këtij tenderi që MSh të marrë oferta më të lira. Por, MSh nuk ka bërë një ndarje të tillë me arsyetimin se të gjitha këto janë pajisje mjekësore
Një tender i shpallur nga Ministria e Shëndetësisë në vlerë prej 200 mijë eurosh ka ngritur dilemat e operatorëve ende pa përfunduar procedurat e prokurimit.
Rtklive.com ka arritur të siguroj pjesë nga dosja e tenderit të shpallur më 25 prill 2017 me numër të prokurimit 206-17-1705-1-1-1, me titull “Furnizim me pajisje mjekësore për Kujdesin Parësor Shëndetësor”.
Vlera e tenderit është 200 mijë euro kurse afati për fillim dhe përfundimin e kontratës është 180 ditë.
Edhepse tenderi është në procedurë e sipër, në pjesën e pyetjeve të operatorëve ekonomikë, ku jepen informacione sqaruese, një operator ka një vërejtje sa i përket ndarjes në llote të këtij tenderi.
Mes pajisjeve që kërkohen me këtë tender janë edhe karrigeja stomatologjike që është pajisje mjekësore dentare, monitor elektokardiografik që është pajisje mjekësore për sëmundjetr interne, analizatori hematologjik dhe analizator klinik biokimik që janë pajisje mjekësore për laborator si dhe kërkohen pajisje radiografike së bashku me digjitalizuesin radiografik dhe printer që hyjnë në fushën e radiologjisë.
Pikërisht mbi këtë bazë, një operator ka dhënë vërejtjen e tij në lidhje me mos ndarjen e tenderit në llote.
“Kërkoj që tenderi të ndahet në llote për arsye se të gjitha pajisjet janë të fushave të ndryshme, në mënyrë që ofertat të jenë më të specifikuara dhe më të favorshme”, shkruan një kompani në pjesën ku operatorët mund të bëjnë pyetjet e tyrë në lidhje me dosjen e tenderit të përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë. Në shkresë pos vërejtjes nuk figuron emri i kompanisë që ka bërë kërkesën.
Por, pikërisht në dokumentet e siguruara nga rtklive.com, fiuron edhe përgjigja e Ministrisë së Shëndetësisë.
Zyrtarë të prokurimit të kësaj ministrie janë përgjigjur se ndarja e loteve nuk mund të bëhet pasi “kemi të bëjmë me të njejtën kategori – pajisje mjekësore”.
Ndërkohë, rtklive.com ka dy ditë që ka adresuar pyetje zyrtarëve të MSh-së në lidhje me këtë tender. “A janë të të njejtës kategori: Karrigeja stomatologjike, Monitori Elektokardiografik, Analizatori hematologjik, Analizatori klinik biokimik dhe pajisjet radiografike së bashku me digjitalizuesin radiografik?”, është pyetja që zyrtarët e MSh-së nuk i janë përgjigjur dy ditë me radhë.
Ndërkohë, udhëheqësi i zyrës së prokurimit në Ministri të Shëndetësisë Alban Pozhegu ka thënë se kërkesa është bërë si e tillë nga vet njësia kërkuese. “Ju mund ta shihni në MSH kërkesën që është bërë ashtu nga vet njësia kërkuese”, ka thënë Pozhegu.
Në Ministri të Shëndetësisë ndërkaq nuk janë përgjigjur nëse ky tender do të arrij të përmbyllet me 200 mijë euro dhe nëse afati për realizimin e kontratës është i zakonshëm apo më i gjatë se herave tjera.
Të tjera
-
Vranësira e reshje bore – Parashikimi i motit për fundjavë
Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore....
-
“Në rastin e Banjskës spitali i Mitrovicës s’kishte as penjë” – Deputetja Rrezarta Krasniqi me kritika të forta për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar m...
-
Virusi i ri kinez mbërrin Shqipëri? – Mjekët thonë se ende nuk ka raste të konfirmuara
Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë d...
-
Kërkohet hetim ndërkombëtar për vrạsjet në qytetin e Cetinjes
Asambleja Komunale e Cetinës kërkoi të premten që personat përgjegjës për sig...
-
Hetimi për sụlmin në Ibër-Lepenc, Verma: FBI po punon me agresivitet për të gjetur sụlmuesit, që ata të japin llogari
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Kosova, pjesëmarrëse në takimin e 15-të në selinë e NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës
Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/...
-
Java e ardhshme me temperatura tipike dimërore, IHMK: Kujdes në komunikacion
Gjatë fundjavës pritet të marrë mot i vranët dhe me reshje bore. Nga Insti...
-
Ferat Shala në Komoran: Ky vit është një vit i fitores të Partisë Demokratike
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
Shpresojmë që normalizimi Kosovë-Serbi të çojë te njohja e ndërsjellë, thotë Richard Verma
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Daut Haradinaj në Gjilan: Numri 137 është numri që e nisi dhe do ta përfundojë autostradën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
27-vjeçi ra në lumë në fund të vitit të kaluar, FSK-ja s’e gjeti as sonte
Policia e Kosovës dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar n...
-
Haradinaj për gratë kosovare: Bartëset e vërteta të ndryshimit dhe zhvillimit
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka mbajtur takim me gra...