Ekonomi

Tenderi i çuditshëm i Komunës së Zveçanit

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 17 November 2020

Komuna e Zveçanit ka shpallur tender për furnizim me produkte në vlerë prej 4 000 euro.

Kjo komunë pritet të nënshkruajnë një kontrata me kompani private për “Prokurimi i shpinës dhe kuti laps për nxënësit e klasës së parë”.

Por se çfarë dëshirojnë të blejnë Komuna e Zveqanit, është shumë vështirë të deshifrohet.

-Advertisement-

“Prokurimi i shpinës” dhe “kuti laps” janë dy produktet që kërkohen nga kjo komunë dhe sipas njoftimit zyrtarë të publikuar nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, janë paraparë për nxënës të klasës së parë.

Njoftimin e komunës së Zvecanit si duket e ka kuptuar kompania Dauti Komerc SH.P.K. dhe ka ofertuar me një çmime prej 2.645 euro.
Si duket kjo kompani ka lexuar njoftimin në gjuhën serbe të publikuar në ueb faqen e-prokurimi.rks-gov.net.

Njoftimi në gjuhën serbe është më i kuptueshëm.

Në përshkrimin e shkurtër të lëndës së kontratës aty thuhet “Nabavka rančeva i pernica za đake prvake” e që në shqip i bie “Furnizim me çanta dhe kuti lapsash për nxënësit e parë”.
Probleme me përkthime është edhe në njoftimet e komunave me shumicë shqiptare e që kanë për obligim të përkthejnë njoftimet edhe në gjuhën serbe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera