Ten Hag i përgjigjet direkt pyetjes nëse do të shkarkohet nga Manchester United
Autori: Gazeta inFokus 08:01 | 01 October 2024
Trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag i është përgjigjur pyetjeve rreth të ardhmes së tij pas humbjes turpëruese ndaj Tottenhamit me rezultat 3-0.
Jo për herë të parë këtë vit, e ardhmja e Ten Hag në ‘Old Trafford’ është vënë nën dyshim në këtë fillim të sezonit në Ligën Premier pasi ka marrë vetëm dy fitore nga gjashtë të mundshme.
United u ndal me barazim në xhiron hapëse të Ligës së Evropës ndaj Twentes, vetëm disa ditë pasi kishin barazuar në udhëtim tek Crystal Palace.
Në një pasdite ‘të zezë’ në Mançester, ekipi i teknikut holandez u mposht me rezultat 3-0 nga Tottenhami në shtëpi falë golave nga Brennan Johnson, Dejan Kulusevski dhe Dominic Solanke.
Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Ten Hag u pyet nëse pronarët mund të kenë pasur ndonjë mendim të dytë.
“Nuk po mendoj për shkarkimin. Ne të gjithë e morëm këtë vendim që të qëndrojmë së bashku në verë si grup i pronarëve si grup i liderëve”.
“Në gjithashtu kemi marrë vendimin, pas një vlerësimi të qartë, çfarë duhet të përmirësojmë si një organizatë dhe si ta konstruktojmë ekipin”.
“Të gjitha vendimet janë marrë së bashku, gjithashtu duke e ditur se do të marrë pak kohë. Ne të gjithë jemi në të njëjtën faqe, në të njëjtën varkë, pronarët, grupi i liderëve, stafi dhe lojtarët gjithashtu”, përfundoi ai.
Të tjera
-
Gjakovë: Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, sulmoi zyrtarët policorë
Është arrestuar një shtetas i Shqipërisë në Gjakovë, pasi i njëjti ka kanosur...
-
Arrestohet shtetasi i Shqipërisë, i vodhi identitetin burrit në Gjakovë, u pajis me letërnjoftim dhe pasaportë
Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar të hënën në Prishtinë, pasi dyshohet...
-
Milot Rashica dhe Fidan Aliti pjesë e formacionit më të mirë të javës në Superligën e Turqisë
Vikendin që lamë pas u zhvillua xhiroja e shtatë në elitën e futbollit turk, ...
-
I mori para gruas duke i premtuar se do t’i japë patentë shoferin, arrestohet burri në Fushë Kosovë
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Fushë Kosovë pasi i njëjti i kish...
-
19-vjeçarja e shantazhon burrin me të cilin shkoi në motel, i kërkon 1 mijë euro që mos ta padisë për sụlm
Raporti i afërt me një burrë i kushtoi me arrestim një vajze 19-vjeçare në Fe...
-
Mavraj: 1 tetori – Dita e Studentëve nuk u respektua aq shumë
Njëri nga protagonistët e protestës së 1 tetorit, ka kujtuar këtë ditë të mad...
-
Mosekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë, Tahiri: Qeveria është në shkelje të rëndë ligjore
Shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë me dije se mosekz...
-
Termet në Sarandë
Dridhje toke janë regjistruar mëngjesin e së martës në Shqipëri. Qendra Si...
-
Dy deputetët e LVV-së sot zyrtarizojnë largimin nga partia dhe aderimin në AKR dhe PD
Deputetët Eman Rrahmani e Visar Korenica, sot pritet ta zyrtarizojnë largimin...
-
Çfarë po ndodh me Vetëvendosjen në Drenas, raportohet për dhjetëra dorëheqje përnjëherë
Ish-kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Naim Qorri, ka folur...
-
Osmani udhëton për në Gjermani, takohet me Steinmeierin
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë pune në Gjermani, ...
-
Musliu ironizon me Kurtin: Pagat s’kanë dalë, me shku në zgjedhje në nëntor besoj 70% i merr Albini
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganime Musliu, ka thënë se janë p...