Sport

“Ten Hag, a je normal? Si lihet në stol një lojtar që ka fituar pesë Champions League?!”

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 03 October 2022

Manchester United zhgënjeu tifozët me performancën në derbin ndaj kampionëve të Manchester City, sfidë në të cilën u poshtërua me rezultatin tenisitik 6-3! Rio Ferdinand akoma nuk e beson se pse tekniku Erik ten Hag nuk e aktivizoi si titullar Casemiron.

Mesfushori brazilian, i cili u ble nga Reali i Madridit për 70 milionë euro, u fut në fushë vetëm në minutën e 59’, kur rezultati ishte 4-1 për ekipin e Pep Guardiolës dhe praktikisht ndeshja kishte mbaruar.

“Ndërkohë qëndronte në pankinë Casemiro do të ketë menduar: ‘Kam fituar 5 Champions League… ‘ Ai është një mesfushor shkatërrues fantastik, një nga më të mirët në botë në rolin e tij.

-Advertisement-

Dhe akoma nuk i është dhënë mundësia për të treguar vlerat e tij, pasi deri tani ka luajtur vetëm në Europa League. Ai është në formë, është gati, pasi te Reali po luante, por tek United nuk po ia japin shansin të aktivizohet.

Rri e mendoj në lidhje me impaktin që do të ketë në skuadër kur ta shoh mes titullarëve një futbollist të tillë”, deklaroi ish-mbrojtësi i njohur anglez, i cili insiston që Ten Hag t’i besojë brazilianit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera