Lajme

Temperaturat e larta, policia bën thirrje për kujdes

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 20 July 2022

Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë apo lajmërojnë autoritetet për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në raste të tilla të zjarrvënieve.

“Duke iu referuar temperaturave të larta, zjarret potencialisht përhapen shumë shpejt dhe po ashtu shkaktojnë rrezikim të përgjithshëm dhe pasoja të rënda kudo që shfaqen”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në njoftim ndër të tjera thuhet se policia përveç realizimit të detyrave të saj në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, menaxhimin  dhe kontrollin e trafikut rrugor dhe lehtësimin e qarkullimit të mërgimtareve nëpër rrugët e qyteteve tё Drejtorisë Rajonale tё Policisё nё Pejё, gjatë kësaj periudhe me aktivitete të shtuara në vendin tonë, vëmendje të veçante dhe resurse relevante ka ofruar për të asistuar edhe institucionet/agjensionet tjera shtetërore, në parandalimin, hetimin dhe luftimin e zjarreve.

-Advertisement-

Policia e Kosovës po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa të vazhdueshme ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme.

“Apelojmё tё tё gjithё qytetarёt tё cilёt frekuentojnё zonat malore tё rajonit tё Pejёs, e nё veçanti Bjeshkёt e Nemuna qё maksimalisht tё jenё tё kujdesshёm dhe tё pёrmbahen çdo aktivitet qё mund tё shkaktoj zjarre gjatё pёrdorimit si ( shkrepsa, cigare, grilla, zjarre nё natyrё etj)”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera