Lajme

Temperatura deri në 18 gradë e pastaj përsëri rënie, ky është moti për këtë javë

Autori: Gazeta inFokus 21:56 | 12 March 2023

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar motin për 5 ditët e para të javës së ardhshme.

Sipas këtij parashikimi, do të ketë ngritje të temperaturave deri në 18 gradë gjatë mesit të javës, mirëpo pastaj pritet një rënie e lehtë.

Ky është parashikimi i plotë:

-Advertisement-

Parashikimi i Motit për pesë ditë ( 13- 17 mars 2023)!

Mot i ndryshueshëm

E hënë- Mot  i vranët dhe me intervale me diell.Në mëngjes parashihen ngrica të dobëta, ndersa në ultësira paraqiten kushte për mjegull.

E martë- Mot me vranësira të shpërndara dhe i nxehtë. Temperaturat minimale mbeten rreth zeros , ndërsa maksimalet parashihen të jenë mbi vlerat e mesatareve.

E merkurë- Mot i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të shënojnë vlera pozitive, ndërsa maksimalet e ditës do të shënojnë ulje në krahasim me ditën e martë.

E enjte- Mot kryesisht i vranët dhe i fresket. Temperaturat do të shënojnë ulje, por nuk parashihet të ketë minuse.

E premte-Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin rreth zeros, ndërsa maksimalet parashihen të shënojnë ngritje të lehta.

Gjatë këtyre pesë ditëve parashihet të fryjë erë kryesisht nga jugu dhe verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.

Sasitë e reshjeve të fundit ishin nga 4 deri 70 l/m2 në rrafshin e Dukagjinit, derisa të njejtat në rrafshin e Kosovës kan variuar nga 5 deri 43 l/m2.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera