Televizioni iranian hakohet gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë
Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 09 October 2022
Televizioni shtetëror në Iran është hakuar gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, si shenjë proteste për krerët shtetërorë.
Grupi i hakerëve e ka quajtur veten “Adalat Ali”, apo “Drejtësia e Aliut”.
Për këtë ngjarje është raportuar pasi të paktën tre persona janë qëlluar për vdekje në protestat që kanë nisur javë më parë, pas vdekjes së Mahsa Aminit.
Amini, 22-vjeçare, ka vdekur teksa ka qenë në mbajtje nga Policia për Moral në Teheren, nën supozimet se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kohë.
Vdekja e saj ka nxitur një valë të pashembullt të protestave në Iran.
Edicioni i lajmeve është ndërprerë me imazhet në të cilat është parë lideri suprem, Ali Khamenei dhe një shënjestër në kokën e tij, fotografi të Aminit dhe tri grave tjera të vrara në protestat e fundit.
Në video janë bërë thirrje edhe për bashkim të popullatës në protesta dhe ngritje të zërit.
Rebelime të tilla kundër Khameneit janë shumë të rralla, pasi ai ka gati thuajse kontroll të plotë brenda Iranit.
Të shtunën, në disa video të publikuara në rrjetet sociale janë parë disa studente në një universitet në Teheran duke bërtitur “humb”, gjatë vizitës së presidentit iranian, Ebrahim Raisi.
Të premten, zyrtarë të forenzikës në Iran kanë thënë se Amini ka vdekur nga dështimi i shumëfishtë i organeve dhe jo nga goditjet në kokë, siç besojnë familjarët e saj dhe protestuesit.
Grupet për të drejta të njeriut kanë thënë që më shumë se 150 persona janë vrarë prej kur kanë nisur protestat në Republikën Islamike më 17 shtator./REL
Të tjera
-
Babai i Elon Musk me plane të mëdha, futet në botën e kriptovalutave
Errol Musk, babai i Elon Musk, mbështet një “mimcoin” të ri me emrin MuskIt. ...
-
Një rast i dhụnimit në Prishtinë e një në Fushë Kosovë- arrestohen tre të dyshuar, njëri lirohet
Dy raste të dhunimit janë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovë- një në ...
-
BE thotë se ‘do të përgjigjet me vendosmëri’ nëse Trump vendos tarifa ndaj bllokut
Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur tarifa ndaj Kanad...
-
Zjạrr në një fabrikë në Bibaj të Ferizajt
Një zjarr ka përfshirë një fabrikë në fshatin Bibaj të Ferizajt mbrëmjen e së...
-
Pas lëkundjeve sizmike, mobilizohet Greqia – paralajmërohet për cunam
Autoritetet greke kanë dërguar forca speciale, ekipe shpëtimi, tenda dhe dron...
-
Mergim Lushtaku pas takimit me banorët e Lagjes 5, Klinës së Mesme dhe Kozhicës: Mbështetja e madhe për fitoren e PDK-së ishte mbresëlënëse
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Nesër seanca për pranimin e fajësisë për Januzin dhe të tjerët
Dhomat e Specializuara në Hagë kanë bërë të ditur se nesër, më 4 shkurt, ësht...
-
25 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës, ‘Rojat e urës’ vrạnë 10 shqiptarë
Sot mbushen 25 vjet nga masakra mes 3 dhe 4 shkurtit 2000 në veri të Mitrovic...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur...
-
Bitcoin bie nën 100,000 dollarë pas vendosjes së tarifave të importit nga Donald Trump
Bitcoin ka rënë nën 100,000 dollarë për herë të parë në gjashtë ditë pasi pre...
-
Sot varrosen tre fëmijët që humbën jetën tragjikisht në Jabllanicë të Gjakovës
Mbrëmja e së shtunës tronditi Jabllanicën e Gjakovës. Kjo pasi tre fëmijë mbe...
-
Moti sot kryesisht i vranët, priten reshje shiu
Gjatë ditës së hënë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, e vende-vende edh...