Lajme

Telefoni i të dyshuarit për vrasjen e shtatzënës rezulton me qasje në Vushtrri, Policia bastis katër lokacione

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 01 December 2022

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë ka kryer bastisje në katër lokacione në qytetin e Vushtrrisë, në kërkim të 31-vjeçarit, S.H, i dyshuar për vrasjen e rëndë ndaj ish bashkëshortes së tij, H.M, e cila ishte shtatzënë në javën e 41-të.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se bastisja u krye për shkak se telefoni i Halilit ka rezultuar me qasje pikërisht në këtë qytet, mirëpo i njëjti ende nuk është gjetur.

Ndërkohë Policia ka shpallur në kërkim 31-vjeçarin dhe madje ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve të cilët mund të kenë informacione për vendndodhjen e tij.

-Advertisement-

Ndryshe, H.M, 35-vjeçare, ka mbetur e vrarë mbrëmë para dyerve të Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë ku ajo ishte e shtrirë për shkak se ishte në javën e fundit të shtatzënisë.

Ish bashkëshorti i saj, S.H, dyshohet se shkrepi armën drejt viktimës, duke e lënë atë të vdekur në vend.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera