Lajme

Teleferik, liqen e 100 km shteg për biçikleta – A mund të përmbushen këto premtime parazgjedhore

Autori: Gazeta inFokus 23:20 | 26 September 2021

Ndërtimi i teleferikut, krijimi i liqenit artificial si dhe 100 km shteg për biçikleta, janë disa nga premtimet për kryeqytetin.

Ngjitjen në shkallët e lagjes Arberia, nuk po e kanë të lehtë.

Por, tejkalimin e tyre qytetarëve të Prishtinës, dikush po iu premton një mënyrë shumë më atraktive.

-Advertisement-

Është ky kandidati për të parin e kryeqytetit nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj.

Ky i fundit, premtoi ndërtimin e teleferikut tek shkallët e Arbërisë, nëse arrin t’i fitojë zgjedhjet e 17 tetorit.

Madje ai, publikoi edhe disa fotografi se si do të dukej lagjja “Arbëria” me teleferik.

Por, ndryshe nga Haradinaj, një kandidat tjetër, po i premton prishtinasve diçka edhe më të madhe.

Përparim Rama i LDK-së, tha se hapësira në vend të stadiumit “Fadil Vokrri” mund të shndërrohet në liqen.

Ndërsa Uran Ismaili nga PDK, qytetarëve të Prishtinës, iu premtoi plot 100 km shteg te biçikletave.

Por, premtimet e kësaj natyre, duket se nuk po i presin mirë qytetarët e Prishtinës.

Ndërkohë nga iniciativa për progres “INPO”, thonë se prishtinasit, kanë nevoja të tjera elementare.

Arifi ka shtuar se kandidatët për kryetar, duhet të fokusohen në premtimen që mund të përmbushen brenda një mandati.

Ndryshe, zgjedhjet lokale në Kosovë, pritet të mbahen me 17 tetor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera