Lajme

Tekstet shkollore në Maqedoni, skandaloze: Ilirë të skllavëruar, shqiptarë të prapambetur…

Autori: Gazeta inFokus 08:06 | 17 November 2017

Fiset Ilire, enkelejdët dhe dasaretët për nxënësit e vitit të parë të shkollave të mesme në Maqedoni, sipas teksteve shkollore të lëndës së historisë, vazhdojnë të mbesin maqedonas. Gabime të qëllimshme apo rastësi, këtu lindin dyshime. Pos gabimeve historiografike që po i hasin mësimdhënësit në librin e historisë dhe gjeografisë, të pashmangshëm janë gabimet edhe në librin e kulturës qytetare, ku shqiptarët i quajnë si të prapambetur dhe të pakulturuar.

Ndërkaq, në tekstin e lëndës së muzikës, nxënësit shqiptarë përveç se mësojnë këngë të përkthyera nga gjuha maqedonase dhe kompozitorë të huaj, motivet e atyre këngëve flasin për komunizmin jugosllav të Titos, në të cilat heronjtë kryesorë janë partizanët. Një profesor i lëndës së historisë, Naser Miftari, shpjegon para nxënësve se fiset si enkelejdët dhe dasaretët nuk janë fise maqedonase, por janë fise ilire. Ferati thotë se gabimet faktografike nuk janë më të pakta në lëndën e gjeografisë.

Ai shton se aty shqiptarët e Maqedonisë rezultojnë të kenë prejardhje maqedonase, por me ardhjen dhe sundimin e Perandorisë Osmane, disa prej maqedonasve kanë pranuar fenë islame dhe kështu gradualisht janë shqiptarizuar.

-Advertisement-

“Kërkojmë tërheqjen e tyre dhe kërkojmë botimin e teksteve të reja, duhet të krijohet një komision ekspertësh me të cilët jo vetëm si tekst në pamje por ajo duhet të ndryshojë dhe nga përmbajtja dhe nga aspekti didaktik i saj. Gabimet më trashanike janë qasja didaktike, në tekstin që duhet të punohet nuk plotëson kriteret. Gabimi tjetër , informata jo të sakta dhe shtojnë dyshim tek nxënësi dhe dikush tjetër”, tha për profesori Naser Ferati.

Kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë, Nuhi Dardhishta, kërkon strategji dhe programe të reja, libra të rinj dhe se me këto që mësojnë nxënësit ju ka skaduar afati. “Kërkojmë strategji të re, programe të reja, tekste të reja, libra të rinj, se këtyre ju ka skaduar afati dhe ka shumë gabime.

Kërkojmë në arsimin fillor dhe të mesëm që Ministria e Arsimit të konsultohet me shoqërinë civile, sepse ne jemi ata që bëjmë ndryshime, e jo ata njerëzit e njëjtë të ministrisë dhe të komisioneve që nuk ndryshojnë. Apeloj të formohet komisioni që nga shkurti e marsi, që të përpilohen ato programe dhe faza e parë të fillojë me strategji të re nga shkurti”, u shpreh Dardhishta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera