Lajme

Teksa Osmani mbajti fjalim para deputetëve, ministrat me vëmendje në telefonat celularë

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 15 December 2022

Presidentja Vjosa Osmani mbajti këtë të enjte fjalimin vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Fjalimi është bojkotuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe.

Me të hyrë presidentja në sallën e Kuvendit, deputetët dhe ministrat që ishin të pranishëm u ngritën në këmbë për ta mirëpritur atë.

-Advertisement-

Por, duket se më pas fjalimi i saj nuk u bëri edhe aq përshtypje, shkruan Telegrafi.

Zëvendëskryeministrat Besnik Bislimi, Donika Gërvalla e Emilija Rexhepi dhe disa nga ministrat e Qeverisë Kurti II, Albulena Haxhiu, Arbërie Nagavci, Nenad Rashiq, Xhelal Sveçla, Liburn Aliu, Hekuran Murati, Faton Peci e Elbert Krasniqi janë parë duke qëndruar në telefona, teksa Osmani po mbante fjalim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera