Teknologjia e lartë nuk ka lindur në Silicon Valley, por në luftë
Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 17 July 2017
Mendoni për shembull iPhone, një shpikje e Apple, gjenisë së Steve Jobsit dhe një produkti të dobishëm e të padëmshëm. Ose të paktën kështu duket. Pjesa kryesore e iPhone, siç ndodh me kaq shumë pajisje elektronike sot, është mikroprocesori. Mikroprocesori u sponsorizua nga qeveria amerikane kohë më parë, atëherë kur kishte nevojë për një kompjuter të lehtë, për raketat, aeroplanët e sistemet e tjera.
Shumë shpejt, teknologjia u përdor në aeroplanët luftarakë F-14, raketat balistike ndërkontinentale dhe raketat bërthamore të hedhura nga nëndetëset.
Ecim përpara në kohë dhe shkojmë në vitin 1985. General Dynamics, e njohur në atë kohë si GTE, ndihmoi Ushtrinë amerikane të krijojë një rrjet të avancuar për një pajisje të shpikur rreth 12 vjet më herët. Pajisja ishte celulari, i cili do të përballej me testin e parë të vërtetë gjatë Operacionit “Desert Storm”. Ushtria kishte nevojë për një sistem të besueshëm komunikimi pa kabëll, që mund të zhvendosej kollaj. Dhe celulari ishte më i përshtatshmi.
Shumë prej aksesorëve për iPhone, si dhe funksioneve mbështetëse, u zhvilluan për qëllime të ngjashme. Ideja e fotografisë digjitale u zhvillua nga Zyra Kombëtare e Zbulimit, e cila kishte nevojë për një mënyrë më efikase për të prodhuar fotografi të marra nga satelitët.
Hartat dhe shërbimet e vendndodhjes gjithashtu kanë origjinë ushtarake. GPS fillimisht kishte për qëllim të drejtonte me saktësi sistemet dhe automjetet e forcave të armatosura, jo shoferët e Uber-it. Satelitët që e bëjnë GPS-in të mundshëm, edhe sot, komandohen nga Forcat Ajrore të SHBA.
Dhe, pastaj është interneti, që sot të gjithë e kemi në dispozicionin tonë. Ai u zhvillua nga Agjencia e Projekteve të Avancuar të Mbrojtjes – më së shumti e njohur si DARPA.
Brezat më të fundit të iPhone-ve ofrojnë softuer për njohjen e zërit. SIRI, siç e njohim sot, ishte fillimisht një projekt i SRI International, një institut kërkimor amerikan i financuar nga DARPA.
Kur teknologjia e lartë maturohet, disa pika janë për t’u theksuar.
E para dhe më e dukshmja është se iPhone, një ikonë e inovacionit, është në fakt një përbërje teknologjish të vjetra; Vetëm SIRI u shpik këtë shekull. Në fakt, Apple i përditësoi ato teknologji, i bashkoi ato në një platformë të vetme dhe e shndërroi atë platformë në një produkt të paketuar dhe të shitur në mënyrë të shkëlqyer. Megjithatë, ajo që quhet “teknologji e lartë”, është shpesh një inovacion më i vjetër, përditësuar për përdorim modern. Është evolucionare, por nuk është revolucionare.
Së dyti, Ushtria është një burim parësor i inovacionit në shoqërinë tonë. 50 vitet e Luftës së Ftohtë shënuan një kulm të rritjes teknologjike. Teknologjia e nevojshme për të mbështetur luftën globale – në hapësirë, në ajër, në det, nën det, dhe në tokë – kërkonte krijueshmëri pa limit. Në këtë drejtim, SHBA-të, me burimet e veta intelektuale dhe financiare, kishin përparësi. Por, publiku është ose i pavetëdijshëm, ose indiferent ndaj faktit se shumica e teknologjive që sot e konsiderojmë paqësore, është projektuar për të lejuar SHBA-të që të bëjnë luftë globale termonukleare.
Së treti, ne kujtohemi jo vetëm për moshën e teknologjive, por edhe për pjekurinë e tyre. Pjekuria është e ndryshme nga vjetërsia. Mikroprocesori nuk mund të konsiderohet teknologji e fundit – ai është përdorur në praktikë para vitit 1970. Por, as nuk mund të konsiderohet i vjetruar. Ende përdoret gjerësisht. Ai është bërë themeli i shoqërisë, megjithëse nuk po rinovohet rrënjësisht. E njëjta gjë mund të thuhet për makinën dhe motorin me djegie të brendshme. Ishte tepër e dobishme dhe do të shitej për më shumë se një shekull, por risitë themelore ishin në zbatim që rreth vitit 1970. Industria më së shumti u mor me marketingun pas atij viti.
Inovacionet më të mëdha ndjekin këtë model. Një grusht shkencëtarësh krijojnë mundësi, të cilat më pas zhvillohen për përdorim ushtarak para se të shiten në tregjet e konsumit. Qeveritë, të cilat janë përgjegjëse për mbrojtjen kombëtare, zakonisht financojnë kërkimin.
Industria private, e cila përfundimisht përfiton prej tij, është shumë kundër riskut për të investuar në atë kohë. Në vend të kësaj, ajo përfiton nga kërkim-zhvillimi ushtarak, e përdor atë dhe shpall se sa shumë nuk i pëlqejnë ndërhyrjet e qeverisë në punën e saj.
Shitja e produkteve është e rëndësishme, por duhet të kuptojmë rolin që luan lufta në produktet e konsumit. Për pacifistët që e duan teknologjinë dhe libertarianët që e duan atë të paktën po aq shumë, kjo është një ironi shumë e thellë. /George Friedman/Mauldin Economics/bota.al/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...