Sport

Tekniku shkupjan flet fjalët e para si trajner i ri i Dritës

Autori: Gazeta inFokus 20:19 | 13 February 2019

Ardian Nuhiu është trajner i ri i Dritës së Gjilanit, kampion i Kosovës. Ai tashmë gjendet para një sfide të re.

“Nuk kam mundur ta refuzojë Dritën, pasi unë isha pjesë e skuadrës. Isha ndihmës i Shpëtim Duros dhe normalisht që Drita ishte opsion i parë. Përndryshe, çdo respekt për Duron. Pas eliminimit nga kupa ai dha dorëheqje dhe erdhi oferta e klubit për mua. Mund të them se do të jap maksimumin në periudhën e ardhshme të shënojmë suksese”, tha Ardian Nuhiu.

Tekniku shkupjan pritet të debutojë te FC Drita të dielën në derbi ndaj rivalit lokal Gjilani.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera