Lajme

Tejkaloi shpejtësinë e lejuar, gjobitet dhe i merret leja 37-vjeçarit në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 09:17 | 28 June 2026

Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndaluar një automjet në rrugën magjistrale në fshatin Prelez i Muhaxherëve.

Sipas komunikatës për media, rreth orës 05:00, është ndaluar një veturë BMW 318 me targa të huaja, pasi gjatë kontrollit është konstatuar se shoferi H.S. (37 vjeç) po drejtonte automjetin me shpejtësi 111 km/h në zonë ku kufizimi i lejuar është 50 km/h.

Shpejtësia është matur me radar laserik, thotë Policia.

-Advertisement-

Për këtë kundërvajtje, ndaj tij janë shqiptuar këto masa:

Gjobë në vlerë prej 300 euro

3 pikë negative

Masë mbrojtëse: ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 3 muaj.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë dhe respektimit të ligjeve të trafikut”, thotë PK.

Qytetarët ftohen të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës duke raportuar shkeljet përmes linjave zyrtare dhe aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy