TEB dhe IFC nënshkruajnë marrëveshje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme
Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 25 September 2020
Përkrahja e bizneseve kosovare nga kjo marrëveshje përfshinë të gjitha Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, agro bizneset dhe ato nga Programi i ndërmarrësisë së femrave.
Banka TEB Sh.A. dhe institucioni financiar i Bankës Botërore, IFC kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të ndarjes së riskut në vlerë prej 10 milion EUR, për të pëkrahur kreditimin e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM), edhe ato të sektorit të agrobiznesit dhe të femrave ndërmarrëse.
Sipas marrëveshjes së arritur në kuadër të programit të IFC-së, Programi i garantimit të kredive të vogla (SLGP), bëhet fjalë për fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve financiare në vendet me të ardhura të ulëta.
Në kuadër të këtij programi, TEB ka ofruar ndihmë për akses në fonde për Ndërmarrjete e mesme e të vogla dhe shërbime të ndryshme jo financiare për ngritjen e kapaciteteve të këtij profili të bizneseve.
Zëvendës drejtori menaxhues i Bankës TEB, Dren Krypa tha se Departamentet përkatëse të Bankës do të ofrojnë mbështetjen e duhur sikur edhe në të kaluarën për NVM-të.
“TEB do të vazhdojë të ofrojë solucione dhe financim për NVM-të, me qëllim të dinamizimit të tyre dhe do të vazhdojë përkrahjen e ideve të reja në treg”, tha Krypa. “Ky parrtneritet me IFC-në në ndarjen e riskut është një mjet i vlefshëm në përkrahjen dhe rritjen e sektorit të Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë, e posaqërisht për gratë ndërmarrëse”.
IFC si anëtare e Bankës Botërore është institucioni më i madh global i zhvillimit të sektorit privat, duke funksionuar në më shumë se 100 vende me kapital, ekspert dhe influencë në vendet në zhvillim.
Vittorio Di Bello, udhëheqës rajonal për Evropë dhe Azi Qendrore në kuadër të grupit të institucioneve finanicare në IFC vlerësoi lartë bashkëpunimin sidomos në kohën që po kalojmë.
“Jemi të gëzuar që kemi zgjeruar bashkëpunimin me TEB Sh.A. dhe pëkrahjen që po japim për NVM-të, duke i mundësuar ndërmarrëseve të krijojnë dhe rrisin operimet e tyre. Kjo është veqanërisht e rëndësishmë në këto kohëra të jashtëzakonshme që biznesit janë penguar nga shpërthimi global I pandemisë COVID-19”, tha ai. “IFC beson se kjo mundësi e ndarjes së riskut do të ndihmojë në ruajtjen dhe krijimin e vendeve të reja të punës, duke dëshmuar në treg rëndësinë e NVM-ve me pronëse të grave dhe atyre të agrobiznesit”.
TEB Bankë për një botë në lëvizje!
Të tjera
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...
-
Hoxhaj: Qytetarët që menduan se me Kurtin vjen ndryshimi, ta korrigjojnë atë – ta shohin PDK-në si adresë politike
Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qy...
-
Gjeneral Jashari: FSK mbështet Ukrainën në përballje me agresionin e Rusisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Kurti pritet nga Baerbock, kërkon mbështetjen gjermane deri në anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Ministrja e Ja...
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...
-
Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, gjobitet me 300 euro
Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku...
-
Gjermania e bindur se Brukseli do të ecën drejt heqjes së sanksioneve pas votimeve në veri
Me organizimin e procesit të votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve aktual...
-
Policia gjen dy bun*erë dhe ąrmë zjąrri në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit
Policia e Kosovës njofton se gjatë një operacioni të koduar ‘Baroni’ në rajon...
-
Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed
Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pa...