Lajme

Teatrin Kombëtar e vërshojnë ujërat e zeza, Gashi premton zgjidhje

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 05 April 2018

Teatri Kombëtar ka probleme serioze me kanalizimin e ujërave të zeza prej kohës që është rregulluar sheshi në qendër Prishtinës.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi gjatë inspektimit të objektit të Teatrit ka thënë se do të takohet me njerëz kompetent dhe me kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin për ta eliminuar problemin që ka kohë të gjatë Teatri Kombëtar.Ai tha se do ta shqyrtojnë buxhetin dhe të ndahen mjete për rregullimin e problemeve që ka ky institucion i kulturës.

Ushtruesja e detyrës së drejtorit të Teatrit Kombëtar Kumrije Hoxha tha se gjendja brenda objektit është jo e mirë prej ujërave të zeza.Ajo tregoi se një punëtor teknik i këtij institucioni kujdeset për ta zbrazur ujin që është i grumbulluar në bodrumet e Teatrit.

-Advertisement-

Bodrumet e objektit të Teatrit Kombëtar kanë akumuluar një sasi të madhe ujëra të zeza, ku sipas drejtorit të Baletit, Ahmet Brahimaj, një punëtor i Teatrit që shtatë ditë me teknikën e tij private po mundohet që ta reduktoi sasinë e ujit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera