A do të veprojë e vetme në Kuvend edhe AAK-ja?
Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 21 June 2017
Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka qartësuar pozicionin e koalicionit PAN përkitazi me veprimet e tyre paszgjedhore.
Ai ka thënë se deri sa ende nuk ka certifikim të rezultateve dhe konstituim të Parlamentit nuk mund të flitet për vendime se a do të funksionojnë si grup i vetëm parlamentar në Kuvend apo së bashku me PDK-në dhe Nismën.
“Pas certifikimit të rezultateve zgjedhore dhe pas konstituimit të Parlamentit të Kosovës atëherë mund të vijë një vendim nga koalicioni pas zgjedhor PDK-AAK-Nisma dhe mund të vendosin për grupe funksionale veçmas apo për një grup parlamentar”, ka thënë ai, në një prononcim për Ekonomia Online.
Duke iu referuar Nismës për Kosovën, e cila ka deklaruar se do të veprojë si grup i vetëm parlamentar në Kuvend, Lekaj ka thënë se kjo gjë në asnjë mënyrë nuk e zbeh koalicionin dhe nuk i prish marrëdhëniet mes partive politike.
“Deri sa nuk kemi certifikim të rezultateve deri sa nuk ka konstituim të Parlamentit të Kosovës atëherë partitë politike mund të deklarohen, por mund ta potencoj që në asnjë mënyrë nuk e zbeh koalicionin dhe nuk i prish marrëdhëniet mes partive politike. Ne do të funksionojmë si koalicion dhe do ta formojmë qeverinë si koalicion para zgjedhor”, ka thënë Lekaj.
I pyetur se a është diskutuar në Aleancë çështja se si do të funksionojnë në parlament, ai ka thënë janë në pritje të certifikimit të zgjedhjeve dhe më pas do të vendosin.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk e ka diskutuar dhe pasi që të certifikohen rezultatet pasi të formohet Parlamenti i Kosovës të konstituohet pastaj Aleanca do të del me një qëndrim në koordinim me PDK-në dhe Nismën”, ka pohuar ai.
Nisma për Kosovën dje ka dal me një qëndrim ku ka thënë se në Parlament do të funksionojë e vetme si grup parlamentar.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...