Të shtunën më ftohtë dhe me erë – parashikimi i motit për fundjavën
Autori: Gazeta inFokus 20:40 | 07 May 2021
Të shtunën më ftohtë e me erë. Nga e diela kthjellime dhe më shumë diell, e temperaturat në rritje.
Ditën e shtunë kalimi i një fronti të ftohtë orëve të mëngjesit sjell vranësira dhe mot më të ftohtë, derisa pritet të fryjnë edhe erëra më të ftohta veriore. Nuk përjashtohen mundësi edhe për riga lokale shiu.
Nga dita e diel pas mëngjesit më të ftohtë, do të ketë më shumë kthjellime dhe diell, e në fillim të javës së ardhshme temperaturat shënojnë rritje mbi vlera mesatare, edhe mbi 25C. Ditën e mërkurë, sipas parashikimeve të fundit, pritet të ketë shtim të vranësirave, e orëve të pasdites zhvillime edhe të rrebesheve të shiut që shoqërohen edhe me bubullima.
Cilësia e ajrit mbetet në vlera të pranueshme, e ditën e shtunë erërat më të fuqishme do të mundësojnë që ndotësit ajror të jenë më të shpërndarë, e indeksi të zbresë edhe në vlera të mira.
Indeksi UV në ditën e diel mund të arrijë në vlera shumë të larta, e nga dita e hënë në vlera të larta. E në kushte kur vlerat janë shumë të larta preferohet ekspozim më i vogël në diell orëve të mesditës.
8.05 – Më ftohtë dhe me erë në mëngjes. Paradite vranësira, me mundësi për riga lokale shiu. Ditën vranësirat shpërndahen e do të ketë edhe intervale me diell.
9.05 – Pas mëngjesit të ftohtë, ditën kryesisht me diell dhe më ngrohtë.
10.05 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell. Vetëm rreth viseve malore pasdite me vranësira të pakta.
11.05 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.
12.05 – Pjesërisht vranët. Pasdite priten rrebeshe shiu me bubullima.
Temperaturat të shtunën shkurtimisht pësojnë një rënie, por nga dita e diel sërish shënojnë rritje. Minimalet zbresin deri në 3C ditën e diel, e deri të martën rriten në 9C. Maksimalet të shtunën zbresin në 17C, e më pas në rritje deri në 26C ditën e martë.
Të shtunën do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 6-14m/s, me hove edhe deri në 17m/s (60km/h). Nga e diela fryjnë erëra të lehta dhe mesatare nga juglindja 3-10m/s.
Shtypja atmosferike shënon rritje deri ditën e diel, e më pas gradualisht në rënie.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...