“Të shtunën do të vijë në Kosovë versioni final i planit franko-gjerman”
Autori: Gazeta inFokus 22:01 | 15 December 2022
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni ka thënë se këtë të shtunën do të vijë në Kosovë versioni përfundimtar i planit franko-gjerman.
Hyseni në emisionin “Këndi i Debatit” tha se emisari francez, Jens Plötner dhe ai gjerman, Emmanuel Bonne të shtunën do të jenë në Prishtinë, ku do të dorëzojnë versionin final të plani që tashmë ka marrë mbështetjen e vendeve të Bashkimit Evropian.
“Unë nuk e kam pasur asnjë tekst të planit evropian apo franko-gjerman quajeni si të doni, por i cili më duket në versionin përfundimtar do të vijë këtë të shtunë në Kosovë… Ndërmjetësit francez dhe gjerman do të jenë të shtunën në Prishtinë dhe do ta dorëzojnë versionin final të planit për një marrëveshje të përgjithshme të normalizimit me Serbinë”, ka deklaruar ai.
Sipas Hysenit, kjo marrëveshje është hap i ndërmjetëm e jo marrëveshje finale.
“Kjo marrëveshje është një hap i ndërmjet nuk është marrëveshje finale, është një hap i ndërmjet por shumë i rëndësishëm. Bëhet akoma më i rëndësishëm nëse Qeveria e Kosovës arrin të sigurojë klauzola të tipit që Serbia dhe Kosova asnjëherë nuk kthehen në tryezë bisedimesh për statusin e Kosovës. Çështja e njohjes mbetet pezull”, theksoi ai.
Të tjera
-
Limaj prezanton edhe një kandidat për deputet, është një ish-Ministër
Ish-ministri i Ambientit, Fatmir Matoshi, është prezantuar si kandidat për de...
-
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka nxjerrë vendim, me të ci...
-
‘Dha 200 mijë euro për vëllain dhe dajën e Fitore Pacollit’, rinia e LDK-së bën kallëzim penal për ministrin Peci dhe deputeten
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli së bashku me kryetari...
-
Djali rrịhet nga disa nxënës, babai i lajmëron në polici
Një person në Prishtinë ka raportuar në polici se djali i tij ishte rrahu...
-
Gërvalla lirohet nga akuza për mosraportim të pasurisë
Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe zëvendëskryem...
-
Vendosen posterë me flamurin serb në veri
Në komunat në veri të Kosovës mëngjesin e sotëm janë shfaqur postera me flamu...
-
Murati thotë se arkat fiskale po bëhen digjitale: Biznesi duhet të ketë vetëm një kompjuter dhe një printer termik
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se arkat fiskale po bëhen digj...
-
Aktakuzë për krịme lụfte në Panorc të Malishevës
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore ...
-
SBASHK-u me akuza të ashpra ndaj qeverisë: Po shpërblehen ata që ishin me pushtuesin serb, po ndëshkohen ata që ishin me Republikën e Kosovës
Sindikata Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka lëshuar një komunikatë...
-
Pas deklaratës së Kurtit, BDI shpërndan përmbajtjen e plotë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në RMV
Bashkimi Demokratik për Integrim, që udhëhiqet nga Ali Ahmeti, ka shpërndarë ...
-
Prishtinë: Arrestohet i dyshuari që kërkohej me urdhëresë të gjykatës
Mbrëmë në Prishtinë është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë t...
-
21 vjeçari nga Malisheva që vdiq në aksident në Itali varroset sot
21 vjeçari nga Malisheva, Rilind Thaqi, që vdiq në një aksident në Itali javë...