Të shtunën 100 mijë vullnetarë pastrojnë Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 12 September 2018
100 mijë banorë të Kosovës do ti bashkohen nismës për pastrim të vendit.
Kështu ka bërë të ditur për gazetën inFokus Koordinatori i Organizatës “Let’s Do It Kosova”, Luan Hasanaj.
Ai ka thënë se vullnetarët të shtunën(15 shtator) do të mbledhin mbeturina të riciklueshme ndërsa do të eliminohen dy deponi në Prishtinë.
“Me 15 shtator i presim mbi 100 mijë vullnetar të cilët do të angazhohen për të pastruar mbetjet e riciklueshme plastika, letra kanaqe të cilat i gjejmë buzë rrugëve, përreth objekteve publike do të thotë me 15 është ngjarja simbolike. Në këtë datë do të eliminohen edhe dy depozitë më të mëdha në Prishtinë, njëra në Kalabri ndërsa tjetra në dalje të Prishtinës për Fushë Kosovë”, ka thënë Hasanaj.
Hasanaj ka thënë se mbeturinat do të mblidhen sipas rajoneve.
“Pas datës 15 ne kemi hartuar një orar në baze të rajoneve, p.sh 10 ditë e para do të pastrohet rajoni i Prishtinës dhe nuk do të angazhohen vetëm vullnetarë të rajonit të Prishtinës por edhe nga FSK, kompani private, kompani publike të pastrimit dhe krejt bashkë për këto ditë do të eliminohen deponitë. Pastaj vazhdohen me rajonet e tjera, është nda në proporcion koha për secilin rajon”, ka thënë ai.
Ndërsa i pyetur nëse të nëse ka vullnetarë nga shtetet e rajonit, Hasanaj ka thënë se të gjithë janë banorë të Kosovës.
“Vullnetarët janë banorë të Kosovës, janë nxënës shkollash, studentë, shërbyes civil, organizata, biznese, ambasada dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare”, ka thënë Hasanaj për gazetën inFokus.
Koordinatori i Organizatës “Let’s Do It Kosova” ka thënë gjithashtu se po provohet marrëveshje me kompani për ricikilim e mbeturinave.
“Kemi me provuar me bo marrëveshje me kompani që merren me riciklimin e mbeturinave por nëse jo atëherë ndërmarrjet për menaxhimin e mbeturinave do të vinë ti marrin të gjitha”, ka thënë ai.
Sipas Hasanajt në Kosovës ekzistojnë rreth 1 mijë deponi ilegale.
“Në Kosovë janë rreth 1 mijë deponi ilegale. Me datën 15 janë vetëm mbeturinat e riciklueshme dhe nuk janë të rrezikshme ndërsa pas kësaj date fokusi është në mbetjet ndërtimore sepse shumica e deponove janë me material ndërtimore”, ka shtuar ai.
E i pyetur se cili është qyteti më i ndotur në Kosovë, Hasanaj ka thënë se Prishtinë renditet e para.
“ Qytetet e Kosovës janë pothuajse njëjtë të ndotura, por Prishtina është pak më e ndotur për shkak të numrit më të madh të banorëve por nuk dallon shumë me komuna të tjera”, ka përfunduar Hasanaj./inFokus
Të tjera
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...