Lajme

Të shtënat në ditën e zgjedhjeve në Skenderaj, policia konfiskon edhe një armë zjarri

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 19 October 2021

Të dielen mbrëmë është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në fshatin Qirez të Skenderajt. Policia me të pranuar informatën ka shkuar në vendngjarje ku ka gjetur dy gëzhoja, të cilat edhe janë konfiskuar si provë materiale.

“Njësia e hetimeve pas një pune operative hetimore kanë arritur ta identifikojnë kryerësin e veprës E.S., 21 vjeçar, ku me datën 19.10.2021 rreth orës 11:10, policia ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit në fjalë, ku është takuar prindi i tij i cili e ka dorëzuar armen, e cila dyshohet që është përdorur nga i dyshuari”, njofton policia.

Policia si provë materiale ka konfiskuar një pistoletë me gas e llojit EKOL Special dhe një karikator të zbrazet.

-Advertisement-

“I dyshuari E.S., 21 vjeçar, Shtetas i Republikës së Kosovës, ka mbetur që në kohen më të shkurtër, të paraqitet në stacionin policor Skenderaj për procedura të mëtutjeshme, rasti është duke u hetuar në drejtim të veprës penale “ Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm””, njofton tutje policia.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera