Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Veri, dyshohet në një aheng familjar

Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 15 May 2022

Gjatë ditës së sotme janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri në Mitrovicën e Veriut.

Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, i cili ka thënë se këto të shtëna janë dëgjuar në rrethinën e komunës së Zveçanit.

Hoti shtoi se dyshohet se këto të shtëna janë dëgjuar në një aheng familjar.

-Advertisement-

“Nuk ka incidente të raportuara. Mund të ndodhë që ka patur ndonjë aheng/darsëm në ndonjë lokacion të rrethinës së komunës së Zveqanit, mirëpo njësitet ende nuk kanë lokalizuar. Sidoqoftë njësitet policore janë në teren për më tepër informata rreth raportimit”, është shprehur Hoti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera