Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, lëndohet një burrë me mjet të fortë

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 22 March 2023

Policia njofton për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë me datën 20 mars.

Në këtë ngjarje një person është lënduar rëndë nga mjeti i fortë, si pasojë e lëndimeve që i janë shkaktuar nga tre persona tjerë.

Në vendin e ngjarjes njësit policore kanë konfiskuar një karikator me katër fishekë të cal.7.62 mm, një gëzhojë dhe një fishekë të pa shkrepur, njofton policia.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Rr. Astrit Rrushi, Prishtinë 20.03.2023 – 23:10. Raportohet për të shtëna me armë zjarri. Në lidhje me rastin një person mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor në QKUK i cili ishte i lënduar me mjet të fortë, si pasojë e lëndimeve të marra të shkaktuar nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Në vendin e ngjarjes njësit policore kanë konfiskuar një karikator me katër fishekë të cal.7.62 mm, një gëzhojë dhe një fishekë të pa shkrepur. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë. Rasti është duke u hetuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera