Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagoset një shtetas i Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 18:13 | 08 December 2024

Një 28 vjeçar, shtetas i Shqipërisë është plagosur me armë zjarri rreth orës 12:25 në fshatin Nec të Gjakovës.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ku njoftoi se viktima ka raportuar se, gjatë lëvizjes me veturë në rrugën Morinë-Gjakovë, është ndalur nga dy persona të panjohur, të cilët fillimisht e kanë sulmuar me mjet të fortë dhe më pas me armë zjarri.

Elezaj, bëri të ditur se se viktima aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

-Advertisement-

“Rreth orës 12:25, jemi njoftuar se një shtetas shqiptar rreth moshës 28 vjeçare, ishte dërguar në spitalin e përgjithshëm në Gjakovë me lëndime të shkaktuara nga armë zjarri.

Sipas informatave të para, viktima ka raportuar se, gjatë lëvizjes me veturë në rrugën Morinë-Gjakovë, në fshatin Nec, është ndalur nga dy persona të panjohur, të cilët fillimisht e kanë sulmuar me mjet të fortë dhe më pas me armë zjarri.

Nga personeli mjekësor, jemi njoftuar se viktima aktualisht është jashtë rrezikut për jetën”, ka thënë Elezaj për Indeksonline.

Ndërsa ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur tri fishekë dhe dy gëzhoja.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e nevojshme policore, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme hetimore, me ç’rast edhe janë gjetur tre fishekë dhe dy gëzhoja.

Lidhur me këtë ngjarje është njoftuar Prokurori për Krime të Rënda, me vendimin e të cilit është iniciuar rast vrasje e mbetur në tentativë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat dhe identifikuar të dyshuarit”, ka thënë Elezaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera