Lajme

Të shtëna me armë në Shkodër

Autori: Gazeta inFokus 20:17 | 14 December 2022

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Sipas burimeve, një plumb ka thyer xhamin e një dritareje në një banesë në lagjen “Skanderbeg”.

Nga hetimet e para dyshohet se në afërsi të zonës të njohur si Penda e lumit Kirit që ndodhet përballë me banesën, është shtënë me armë zjarri. Si pasojë plumbi ka goditur xhamin e dritares duke e thyer.

-Advertisement-

Gazetari i Abc, Simon Shkreli raporton se në banesë ndodheshin banorët.

Nga të dhënat paraprake dyshohet të jetë plumb pistolete.

Po kryhen hetimet nga ana e policisë e cila ndodhen në vendin e ngjarjes./Abcnews.al/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera