Lajme

Të shtëna me ārmë e sulmé me thi*ë, katër të plāgosur në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 01 May 2024

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Infokus një rast të rëndë në fshatin Lupç të Podujevës ku pas gjuajtjeve me armë kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Sipas policisë tre persona janë plagosur me armë ndërsa një tjetër me thikë, shkruan Gazeta Infokus.

“Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.  Bazuar në të dhënat e deritanishme  në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë).  Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për  ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë zëdhënsja e policisë, Flora Ahmeti për Infokus.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera