Sport

“Te Reali fiton Topin e Artë”, Ronaldo: E adhuroj mënyrën si luan Bellingham

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 12 March 2024

Ish-futbollisti brazilian, Ronaldo, nuk i kursen elozhet për Jude Bellingham.

Britaniku po shkëlqen në këtë sezon të parë me Realin e Madridit, teksa fenomeni theksoi se e adhuron mënyrën si luan Bellingham. Ndër të tjera, Ronaldo shtoi se nëse Kylian Mbappe transferohet në Madrid, atëherë me siguri që do të fitojë edhe Topin e Artë.

“E adhuroj Bellingham, dhe e adhuroj mënyrën se si ai luan me fanellën e Real Madrid. Po shënon në thuajse të gjitha ndeshjet, avancon me shpejtësi drejt sulmit dhe arrin të dallosh dëshirën e tij për të gjetur rrugën rrjetës.

-Advertisement-

Mbappe te Real Madrid? Nuk dua të flas për këtë transferim para se të bëhet gjithçka zyrtare. E di shumë mirë se të gjithë janë entuziastë për ta parë Mbappe me fanellën e Realit, është një lojtar i jashtëzakonshëm. Mendoj se transferimi te Reali është një mundësi e shkëlqyer për Mbappe, atje do të fitojë edhe Topin e Artë. Te Reali do ta mbrojnë si brenda ashtu edhe jashtë fushe”, u shpreh Ronaldo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera