“Të përmirësohen kushtet në QKUK, e jo të rritet buxheti për shërim jashtë vendit”
Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 14 January 2018
Institucionet e Kosovës nuk kanë investuar sa duhet për krijimin e mundësive që intervenime të ndryshme të mund të kryhen në QKUK.
Kështu ka thanë për Radio Kosovën, Haxhi Avdyli, anëtar i Komisionit për Shëndetësi dhe Punë Sociale. Sipas tij, nuk është për t’u krenuar nëse rritet buxheti për trajtim jashtë vendit, por do të duhet të krijohen kushte që shumë nga intervenimet të kryhen në QKUK.
“Nuk është krenari për institucionet nëse e rrisim buxhetin për shërim jashtë vendit. Krenari për shtetin tonë është nëse e rritim buxhetin për sektorin vital në shëndetësi, dhe ta ulim nevojën e dërgimit jashtë vendit. Është imediate që ne ta rrisim buxhetin për ato vende ku pacientët tanë po ngarendin për t’u trajtuar jashtë, dhe të arrijmë sa më shpejtë të krijojmë kushte”, tha Avdyli.
Shpend Fazliu, zëdhënës në QKUK, ka deklaruar se disa nga intervenimet e ndërlikuara nuk mund të kryhen në QKUK, dhe për këtë shkak pacientët detyrohen t’u drejtohen vendeve tjera. Fazliu tha se në disa klinika vetëm për mungesë të një pajisjeje të thjeshtë nuk mund të kryhet intervenimi.
“Ka klinika ku për një specifikë apo pajisje të vogël mundet me qenë jashtë funksionit një shërbim. Pra fokusi kryesor do të jetë në blerjen e aparaturave për funksionalizim të shërbimeve të caktuara që për një mungesë të një pajisjeje nuk po mund të funksionalizohet aparati”, tha Fazliu.
Ndërsa, Faik Hoti, drejtor për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, tha se do punohet në avancimin e shërbimeve të reja, sidomos në fushën e kardiologjisë, kardiokirurgjisë, onkologjisë dhe në fushën e pediatrisë, ku edhe ka më së shumti raste.
“Intenca e Ministrisë së Shëndetësisë është që t’i forcojë shërbimet ekzistuese dhe të hap shërbime të reja, në mënyrë që numri i atyre që kanë nevojë për trajtim jashtë QKUK-së të jetë sa më i vogël”, tha Hoti.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...