Lajme

A do të përfshihet Berlini në dialog? Flet ambasadori gjerman në Beograd

Autori: Gazeta inFokus 23:17 | 18 June 2018

Ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Aksel Ditman, ka thënë sot se është në të mirë të Kosovës dhe Serbisë që sa më shpejtë të arrihet një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në një intervistë për “B92”, Ditman ka thënë se rëndësia e normalizimit të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit qëndron në faktin se Bashkimi Evropian nuk dëshiron konflikte mes shteteve të rajonit, transmeton lajmi.net.

“Është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të zgjidhin problemet e tyre, ngase ne nuk duam konflikte në BE. Historia na mëson se çështjet e pazgjidhura të kufirit shkaktojnë probleme të shumta dhe natyrisht ne nuk duam që të ndodhë një gjë e tillë, pra është e vërtetë që para anëtarësimit të Serbisë në BE, duhet të zgjidhjet çështja e Kosovës”, deklaroi Ditman.

-Advertisement-

Sipas Ditman, është e rëndësishme që një zgjidhje mes dy vendeve të arrihet sa më shpejtë që të jetë e mundur, dhe se një gjë e tillë do të ishte në të mirë të dy palëve.

Ai foli edhe për përfshirjen e Gjermanisë në dialogun Prishtinë- Beograd, për të cilën tha se Bashkimi Evropian e ka rolin kryesor, mirëpo edhe shteti gjerman e ka rolin e vet.

“Dialogu është duke u drejtuar nga Bashkimi Evropian, edhe ne jemi të përfshirë, mirëpo do ta lëmë Brukselin ta kryejë punën e vet”, përfundoi Ditman.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera