Të pavaksinuarit mbushin spitalet, një numër i madh i tyre në gjendje të rëndë
Autori: Gazeta inFokus 18:26 | 08 September 2021
Të pavaksinuar, shumë qytetarë po rrezikojnë shëndetin në kohën kur varianti i ri COVID-19, Delta, po përhapet me shpejtësi në vend. Drejtorë të spitaleve të përgjithshme thonë se pothuajse të gjithë pacientët që janë në gjendje të rëndë shëndetësore pas infektimit me virus, nuk janë të vaksinuar, derisa SHSKUK bën të ditur se 87 pacientë janë në Mjekim Intensiv.
Shumica e pacientëve të cilët janë në gjendje të rëndë shëndetësore pas infektimit me COVID-19, e që po marrin trajtim në spitalet e përgjithshme janë të pavaksinuar. E ata që kanë marrë qoftë edhe një dozë të vaksinës, thuhet se po e kalojnë shumë më lehtë virusin.
Kështu bëjnë të ditur për Express drejtorë të spitaleve të përgjithshme.
Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini ka thënë për Express se kanë një numër të madh të pacientëve që janë në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të infektimit me koronavirus.
Derisa ai ka thënë se pacientët që i kanë në Mjekimin Intensiv janë të pavaksinuar.
E sipas tij, gjendja e rëndë e pacientëve lidhet me mosvaksinim.
“Në Mjekim Intensiv nuk kemi pacientë të vaksinuar të gjithë janë të pavaksinuar. Gjendja e rëndë e pacientëve lidhet me mosvaksinimin. Rrallë kemi ndonjëherë pacientë që i rëndohet gjendja e që janë të vaksinuar, edhe ata janë pacientë me sëmundje përcjellëse”, ka thënë ai.
Ai është shprehur se pacientët që janë të vaksinuar edhe nëse infektohen me virus, po e kalojnë shumë më lehtë atë.
“Pacientët që janë të vaksinuar edhe nëse sëmuren po e kalojnë shumë më lehtë. Numri i rasteve të infektuara është në rënie e sipër, mirëpo ne kemi pacientë në gjendje të rëndë. Edhe rastet që po na vinë prej terenit po vinë në gjendje të rëndë”, ka shtuar ai.
Ndërsa, shefi i komitetit Anti-COVID në Spitalin e Ferizajt, Besim Luri, ka thënë për Express se në spital i kanë 9 pacientë të infektuar me koronavirus që janë të vaksinuar me një dozë të vaksinës, dhe 6 pacientë që kanë marrë dy dozat e vaksinës.
Megjithëse, ai thotë se gjendja e pacientëve të vaksinuar është më e lehtë dhe më stabile.
Sipas tij, pacientët e pavaksinuar janë në një gjendje më të rëndë shëndetësore.
“Shumica e pacientëve që janë në gjendje të rëndë nuk janë të vaksinuar. Në spitalin e Ferizajt i kemi pasur deri në mëngjes 9 pacientë të vaksinuar me një dozë dhe 6 pacientë të vaksinuar me dy doza. Përgjithësisht gjendja e pacientëve që janë të vaksinuar është më e lehtë më stabile. Nuk kemi pacientë në gjendje të rëndë të cilët janë të vaksinuar. Gjendje e rëndë është e atyre të pavaksinuar”, ka theksuar ai.
Luri është shprehur se në gjendje të rëndë shëndetësore momentalisht i kanë dy persona.
“Kemi 2 pacientë në gjendje të rëndë që janë në CPAP. Kemi pasur vazhdimisht, por si spital që nuk kemi intensiv kemi qenë të obliguar që t’i dërgojmë pacientët në QKUK. Intensiva është stacion për pacientët në gjendje të rëndë”, ka shtuar ai.
Njëjtë është shprehur edhe drejtori i spitalit të Gjakovës, Hilmi Shala.
Ai ka thënë se të vaksinuarit po e kalojnë shumë më lehtë virusin, derisa në një gjendje të rëndë janë ata që nuk janë vaksinuar.
Shala ka treguar se në këtë spital janë duke marrë trajtim 87 pacientë me COVID-19, 6 prej të cilëve në gjendje më të rëndë, ndërsa 70 me oksigjeno-terapi.
“Në spital kemi 87 pacientë me COVID-19, 6 janë në CPAP. Pacientët që janë të vaksinuar po e kalojnë shumë më lehtë virusin, nuk kemi prej tyre në gjendje të rëndë”, ka shtuar ai.
Ndërsa, edhe drejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj ka thënë se kanë numër të madh të pacientëve të infektuar me COVID-19, disa prej të cilëve në gjendje më të rënd shëndetësore.
Ai ka treguar se kanë edhe pacientë të cilët kanë shenja klinike për COVID-19, të cilët janë në CPAP.
Përndryshe, edhe në klinikat tjera COVID dhe spitalet e përgjithshme, numri më i madh i pacientëve që janë në gjendje të rëndë shëndetësore janë të pavaksinuar.
Kujtojmë që së fundmi është rritur me shpejtësi numri i rasteve të infektuara me COVID-19 në vend
Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat COVID dhe spitalet rajonale janë të shtrirë 1 mijë e 120 pacientë, 986 prej të cilëve pozitiv me COVID-19.
Sipas SHSKUK’së, 78 pacientë janë në kujdesin intensiv, ndërsa 986 janë me oksigjeno-terapi.
Në Klinikës Infektive sot janë të shtrirë 100 pacientë, në Mjekësinë Sportive 103 në Interno 74 pacientë, në Klinikën e Pulmologjisë 94 pacientë, në Mjekimi Intensiv COVID-19, 21 pacientë, në Klinikën e Gjinekologjisë 15 pacientë, në Klinikën e Pediatrisë 4 pacientë.
Në Spitalin e Prizrenit janë të shtrirë 163 pacientë, në Spitalin e Gjakovës 87 pacientë, në Spitalin e Pejës 203 pacientë, në Spitalin e Gjilanit 101 pacientë, në Spitalin e Vushtrrisë 28 pacientë, në Spitalin e Mitrovicës 54 pacientë dhe në atë të Ferizajt 77 pacientë./GazetaExpress/
Të tjera
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...